Bota
Politikani gjerman kërkon dëbimin e refugjatëve problematikë
Merz bëri thirrje për veprime më të rrepta kundër autorëve të shkeljeve të cilët nuk kanë origjinë evropiane
Pas sulmit në Magdeburg, kandidati i partisë kristiandemokrate për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz ka dalë me një reagim të ashpër: Politikani që rezulton nga sondazhet si favorit për marrjen e këtij posti kërkon ashpërsim të ndjeshëm të rregullave të emigracionit.
Merz bëri thirrje për veprime më të rrepta kundër autorëve të shkeljeve të cilët nuk kanë origjinë evropiane, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
“Ne thjesht nuk jemi mjaftueshëm konsistent në trajtimin e armiqve të demokracisë sonë. Ne tolerojmë shumë njerëz në Gjermani që nuk duan të integrohen”, ka shkruar kreu i CDU në një letër të hapur, ku thotë se dëbimet duhet të jenë gjithashtu të mundura në rastet kur nuk janë identifikuar vepra penale.
Autori i ngjarjes në Magdeburg dukej se ishte një kundërshtar mjaft agresiv i Islamit cili më parë kishte vënë në dukje rreziqet e islamizmit politik. Por është fare e qartë se në tokën gjermane po zhvilloheshin konflikte me këtë autor, i cili në fakt nuk i përshtatet aspak profilit të mëparshëm të agresorëve të kësaj natyre, e këtë ne thjesht nuk mund ta tolerojmë”, nënvizon Merz. Kreu i CDU-së ankohet se në përgjithësi, numri i krimeve të rënda të kryera nga emigrantët po rritet. “Niveli dukshëm më i lartë i krimit të huaj është i dokumentuar publikisht në detaje. Islami politik në veçanti është një nga motivet kryesore për krimet e kryera në Gjermani”, thotë ai.
Sipas të dhënave të BKA-së, apo Zyrës Federale të Policisë kriminale në Gjermani, përqindja e të huajve të dyshuar për krime në 2023 ishte 34.4% nëse nuk merren parasysh shkeljet e ligjeve të emigracionit. Por ZeitOnline thotë se kjo rritje mund të lidhet edhe me fakt që përqindja e të huajve në popullsi është shtuar gjithashtu.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












