Lajme
Cili është dallimi midis alergjisë dhe intolerancës ushqimore?.
Dikush që vuan nga alergjia ushqimore, ka një sistem imunitar që e konsideron ushqimin si armik. Prandaj, mekanizimi mbrojtës i trupit aktivizohet. Kjo prodhon një sërë simptomash, të cilat mund të luhaten nga një kruarje e lehtë, vështirësi në frymëmarrje e deri në gjendje shoku anafilaktik, të cilat zakonisht nisin menjëherë pas ngrënies së ushqimit.
Kur dikush është jotolerant ndaj ushqimit, simptomat marrin shumë më tepër kohë për t’u shfaqur dhe në përgjithësi, ato nuk janë të rrezikshme për jetën. Megjithatë, intoleranca ushqimore mund të ndikojë negativisht në shëndetin afatgjatë.
Si ta kuptoni nëse keni një alergji ushqimore ose një intolerancë ushqimore?
Është shumë e rëndësishme që një hiper-ndjeshmëri ushqimore, të diagnostikohet nga mjeku. Të diagnostikuarit e vetvetes është tejet e rrezikshme, duke qenë se, shumë nga simptomat që shkaktojnë këto gjendje janë të ngjashme me një sërë sëmundjesh të tjera.
Nëse vetëdiagnostikoheni, mund të hiqni nga dieta e përditshme disa lloje ushqimesh që janë të sigurta dhe të ushqyeshme ndërkohë që, në të njëjtën kohë, vazhdoni të konsumoni ushqime që mund të jenë të rrezikshme. Nëse mendoni se keni një hiper-ndjeshmëri ndaj ushqimit, duhet të flisni me mjekun e familjes.
Çfarë ndodh në një reaksion alergjik?
Në thelb, kur një sistem imunitar reagon ndaj një përbërësi ushqimor gjatë një reaksioni alergjik, ai shkakton çlirimin e kimikateve, të tilla si histamina, nga qelizat e trupit. Kjo shkakton një ose të gjitha simptomat e mëposhtme:
– kruajtje ose ënjtje e gojës dhe fytit;
– tharje në pjesë të ndryshme të trupit;
– hundë dhe sy që kullojnë;
– përskuqje e lëkurës;
– të ndjerit në gjendje të sëmurë;
– diarre dhe/ose të vjella.
Nëse reaksioni është i rëndë, mund të shfaqen simptoma të tjera, duke përfshirë:
– ndjesi të papritur dobësie (shkaktuar nga rënia e tensionit të gjakut)
– probleme me frymëmarrjen (fyti mund të fillojë të fryhet ose të ngushtohet)
Cilat janë simptomat e intolerancës ushqimore?
Simptomat e intolerancës ushqimore përfshijnë probleme me tretjen, si diarre, fryrje, dhimbje stomaku, etj. Mund të shkaktojë edhe humbje në peshë, letargji ose anemi, apo edhe migrenë dhe pasoja psikologjike.
Megjithatë, këto shfaqen zakonisht në shtrirje të gjata periudhash kohore, së bashku me një llojshmëri simptomash të tjera që mund të rezultojnë nga kequshqyerja. Në disa raste, simptomat e intolerancës ushqimore ngjasojnë me ato të një reaksioni të lehtë alergjik.
Shumë nga simptomat e intolerancës ushqimore janë të ndërlidhura edhe me çrregullime të tjera të sistemit tretës, siç janë sëmundja e Crohn-it dhe Sindroma e Zorrës së Irrituar.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? Referendumi i planifikuar për 14 qershor 2026 lidhet me një iniciativë që synon kufizimin e popullsisë... -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur -
Rreth 1,000 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme -
Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët -
Kjo kompani ajrore në Zvicër ofron deri në 15 mijë euro për largim vullnetar













