Lajme
Partia Popullore austriake (ÖVP) zgjedhin liderin e përkohëshëm pas dorëheqjes së kancelarit
Kriza për formimin e insititucioneve qeveritare në Austri s’ka të mbaruar. Kancelari austriak Karl Nehammer, pasi ka dhënë dorëheqje nga udhëheqësi i qeverisë, është larguar edhe si kryetar i Partisë Popullore në Austri, megjithatë ÖVP zgjodhën Sekretarin e Përgjithshëm, Christian Stocker si pasues të përkohshëm të kancelarit Karl Nehammer, raportuan mediat austriake të dielën, pasi Nehammer u largua derisa përpjekjet e tij për të formuar një qeveri koalicioni pa të djathtën ekstreme u shpërbë, përcjell albinfo.at.
Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Partia Popullore (OVP) dhe Nehammer u tha gazetarëve vetëm pas takimit të udhëheqjes së krizës të partisë të dielën, se ishin marrë “vendime të rëndësishme dhe të sakta”.
Rënia e befasishme e bisedimeve tre dhe më pas dypalëshe që synonin të bashkonin një koalicion centrist që mund të shërbente si një mburojë kundër Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë (FPÖ), pasi FPÖ doli e para në zgjedhjet parlamentare të shtatorit, lë Presidentin Alexandër Van der Bellen me pak opsione.
Presidenti Alexander Van der Bellen ka njoftuar se, ka ftuar nesër në një takim kryetarin e FPÖ-së Herbert Kickl i cili edhe fitoi zgjedhjet e fundit si kandidat për kancelar të Austrisë.
A do të marr FPÖ miratimin nga presidenti për formimin e qeverisë së re apo do të shkohet në zgjedhje të parakohëshme, kjo mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











