Lajme
Gjermania për kontroll të Instagram-it dhe Facebook-ut
Kreu i Meta, Mark Zuckerberg nuk dëshiron më të kontrollojë përmbajtjen e kanaleve të tij të mediave sociale. Megjithatë, Gjermania dhe BE duan t’i përmbahen kontrollit të fakteve.
Njofimit i i kreut të koncernit global të internetit Meta, Mark Zuckerberg mund të ketë pasoja të rënda për Gjermaninë dhe Evropën në plan afatmesëm: Në një video-mesazh, shpikësi i Facebook-ut njoftoi se do të hiqte dorë nga kontrollet e fakteve në platformat e tij si Facebook dhe Instagram në të ardhmen, duke filluar në SHBA.
Kompania me bazë në Kaliforni, tha Zuckerberg, do të rishikojë ndjeshëm politikat e saj të moderimit të përmbajtjes dhe do t’i japë fund programit të saj të kontrollit të fakteve nga palët e treta. Zuckerberg fjalë për fjalë tha: “Kemi arritur një pikë ku kishte shumë gabime dhe shumë censurë. Zgjedhjet e fundit ishin një pikë kthese kulturore drejt fjalës së lirë.”
Verifikuesit nga agjencitë e njohura të lajmeve nuk nevojiten më…
Kontrolluesit e fakteve nuk do të na nevojiten më, tha miliarderi. Ata kanë qenë të njëanshëm politikisht dhe “shkatërruan më shumë sesa krijuan besim, veçanërisht në SHBA”. Kontrolluesit e fakteve kanë qenë më parë punonjës të agjencive të njohura të lajmeve si AFP dhe Reuters, dhe ata kontrollonin përmbajtjen e platformave në 26 gjuhë.
Zuckerbergu e justifikoi këtë hap për pesë minuta në video. Ai padyshim reagoi edhe ndaj kritikave që shumë republikanë të SHBA-së, përfshirë të besuarin e Presidentit të ardhshëm të SHBA-së, Donald Trump, shefin e Tesla-s, Elon Musk, kishin shprehur vazhdimisht për kontrollin e përmbajtjeve në platformat e tij.
Evropa i përmbahet kontrolleve
Në BE dhe Gjermani, reagimi pas njoftimit të Zuckerberg është më shumë i përmbajtur, gjë që mund të ketë të bëjë edhe me faktin se fundi i kontrolleve, për shembull për përmbajtjet seksiste ose ekstremiste të krahut të djathtë, fillimisht nuk vlen për Evropën. Sepse me “Aktin e Shërbimeve Digjitale” (DSA), zbatohen ndërkohë rregulla më të rrepta në BE sesa në Amerikë.
Megjithëse kontrolluesit e fakteve nuk përmenden në mënyrë eksplicite në të. Ligji mbarëevropian kërkon që platformat e mëdha në internet të ndërmarrin veprime kundër urrejtjes dhe gjuhës së urrejtjes, si dhe përmbajtjeve të tjera të paligjshme në internet. Dhe kjo vështirë se është e mundur pa ndihmën e ekspertëve të jashtëm. Në rast shkeljesh, kompanitë e internetit përballen me gjoba deri në gjashtë për qind të xhiros së tyre globale vjetore. Ligji është në fuqi në Gjermani që nga maji 2024.
Wissing: “Nuk lejojmë që demokracia jonë të sfidohet”
Ministri gjerman për Çështjet e Digjitalizimit, Volker Wissing (ish-FDP), i cili aktualisht ndodhet në SHBA, iu referua gjithashtu këtij dallimi ekzistues midis BE dhe SHBA dhe komentoi njoftimin e Zuckerbergut: “Ne e marrim këtë shumë seriozisht. Ne jemi në çdo kohë gati të veprojmë me vendosmëri dhe të përshtatim rregulloret, nëse vërejmë se kompani si Meta nuk po plotësojnë nevojën tonë për informacion të sigurt dhe të verifikuar. Ne nuk do të lejojmë që demokracia jonë të sfidohet.”
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i SPD, Matthias Miersch tha, se nëse Zuckerbergu nuk merr më masa kundër “lajmeve të rreme”, do të ngrihej gjithashtu “çështja e veprave penale” këtu. Miersch iu referua akuzave për ndikim zgjedhor nga platformat e internetit, për shembull në Rumani. Diçka e tillë do të thotë “minim i strukturave themelore demokratike”.
Merz për DW: “Po e shikoj me shqetësim”
Zëdhënësi i kancelarit, Olaf Scholz (SPD), Steffen Hebestreit, bëri një deklaratë të ngjashme. Ai tha të mërkurën në Berlin: “Ne kemi besim të plotë tek Komisioni i BE-së se ai po bën punën e tij.” Dhe i pyetur nga DW, kandidati për kancelar dhe lideri i CDU-së konservatore, Friedrich Merz, tha të mërkurën në Seeon të Bavarisë: “Unë po e shikoj këtë me shqetësim në rritje. Kur bëhet fjalë për çështjen e kontrollit demokratik, legjitimitetit dhe bazës ligjore, bota digjitale nuk është gjë tjetër veçse analoge.” Dhe në fakt nuk ka vend për agjitacion dhe urrejtje as atje.
Eksperti i internetit Beckedahl flet për një përulje ndaj Trump
Lajmi nga SHBA shkaktoi zemërim edhe tek ekspertët gjermanë të internetit. Eksperti digjiital Markus Beckedahl e përshkroi vendimin e Zuckerbergut si një “kthesë 180 gradë”. Në ZDF, Televizionin e Dytë Gjerman, Beckedahl, themelues dhe kryeredaktor i blogut “Netzpolitik.org” dhe bashkëiniciator i konferencës “Re:Publica”, e quajti hapin e kreut të Meta-s një përulje ndaj Donald Trump dhe administratës së tij të ardhshme.
Pothuajse të gjitha dëshirat dhe kërkesat e Partisë Republikane, si heqja e kontrolleve të fakteve dhe zbatimi i “lirisë radikale të fjalës në të gjitha platformat”, janë tashmë politikat e Metës, thotë Beckedahl.
Zuckerbergu kishte theksuar vite më parë se kanalet e tij të mediave sociale nuk ishin aty për përhapje të urrejtjes dhe nxitjes së saj, gjë që për të cilën ai do të tregonte vëmendje.
Por edhe në Berlin ka edhe përkrahës të ndryshimit që bëri të ditur Zuckerbergu . Deputeti i FDP-së, Wolfgang Kubicki, nënkryetar i Bundestagut gjerman, e përshëndeti vendimin e Meta, si “lajm të mirë për fjalën e lirë”./DW
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran











