Lajme
Sipërfaqja totale e djegur në zjarret e Los Anxhelos më e madhe se Parisi
Sipërfaqja totale e djegur nga zjarret Palisades, Eaton dhe Hurst, është afërsisht 38,629 hektarë që nga ora 2:30 e mëngjesit. Sipas shifrave të lëshuara nga Cal Fire kjo është afërsisht e barabartë me 60 milje katrore.
Qyteti i Parisit është 40 milje katrorë, që do të thotë se zjarret kanë djegur një sipërfaqe toke më të madhe se kryeqyteti i Francës.Sipas të dhënave, vetëm zjarri Palisades është afërsisht 37 milje katrorë (23,713 hektarë), duke qenë afër madhësisë së Parisit.
Ndërkohë numri i viktimave nga zjarri që po shkrumbon Los Anxhelosin deri më tani ka shkuar në 24. Zjarrfikësit u vunë në garë me kohën për të vënë nën kontroll vatrat aktive, duke përfituar nga zbutja e erës, por autoritetet parashikojnë përkeqësim të kushteve në ditët në vazhdim. Guvernatori i Los Anxhelosit tha se kjo mund të jetë katastrofa më e rëndë natyrore në historinë amerikane.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”











