Integrimi
Ansambli “Gëzuar”, vatër e të gjithë shqiptarëve jashtë atdheut
Shqiptarët, edhe pse të përndjekur e të larguar në rrethana tepër të rënda historike nga trojet e tyre, për asnjë çast nuk u shkëputën nga thesari i trashëgimisë së tyre kulturore. Në fillim të viteve 90-ta në Gjenevë të Zvicrës me iniciativën e koreografit të mirënjohur Xhemaili Berisha u themelua ansambli i këngëve dhe i valleve “GËZUAR”. Kjo shoqatë kulturore tuboi në radhët e veta të rinj e të reja me prirje në këngë e vallëzim.
Falë punës aktive të stafit drejtues dhe përkushtimit të solistëve dhe valltarëve në ushtrime dhe prova, ky ansambël shpejt u bë vendi më i pëlqyeshëm i mërgimtarëve tanë dhe i miqve të tyre zviceranë. Kriter parësor dhe gati i vetëm i koreografit Xhemaili Berisha dhe i producentit Nexhmedin Ilazi ishte ruajtja e vlerave të mirëfillta folklorike dhe lufta e rreptë ndaj dukurive negative, siç janë: shundi, kiçi dhe stilizimet e panevojshme, të cilat e shëmtojnë në përgjithësi pastërtinë e artit shqiptar.
Përfillja e plotë e këtyre kërkesave pozitive dhe konceptimi i drejtë i asaj që është origjinale dhe me zanafillë nga folklori dhe etnologjia jonë dhanë rezultate të duhura. Më tepër se një dhjetëvjeçar, ky ansambël shpalosi vlerat më të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore.
Veprimtaria e ansamblit “GËZUAR” lëshoi rrënjë edhe jashtë Zvicrës. Nëpërmjet një klasifikimi dhe përzgjedhjeje paksa më të veçantë të këngëve dhe valleve tona popullore ky ansambël u paraqit denjësisht edhe në Gjermani e Francë, duke lënë gjurmë dhe përshtypje të pashlyeshme tek artdashësit. Vitin e kaluar drejtuesit e ansamblit “GËZUAR”, së bashku me grupin e valltarëve kanë qenë të ftuar special të ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve popullore “SHOTA” të Republikës së Kosovës. Trupa e ansamblit “GËZUAR” gjatë qëndrimit në Kosovë ka luajtur me mjaft mjeshtëri disa valle. Paraqitja spektakulare e këtyre të rinjve, të lindur e të edukuar në Gjenevë të Zvicrës, ka mahnitur jo vetëm pjesëmarrësit, por edhe publikun.
Kurse juria profesionale, e magjepsur nga mënyra e prezantimit, dha vlerësimet më të larta për punën e ansamblit “GËZUAR” dhe uroi që këto vlera të ruajtura nga paraardhësit tanë të mbrohen edhe nga të tjerët me kaq fanatizëm e dashuri. Ky ansambël i sukseseve të njëpasnjëshme sivjet do të jetë pjesëmarrës i festivalitit folklorik mbarëkombëtar “GJIROKASTRA 2015”. Me kusht që të vazhdohet me suksese të reja në ansamblin “GËZUAR” nuk rreshtin së punuari. Mirëpo, përkundër punës së palodhshme dhe sistematike, pjesëmarrjen në këtë takim artistik që zhvillohet çdo pesë vjet në sheshin e kështjellës së Gjirokastrës dhe që nis më 10 dhe përfundon më 16 maj të këtij viti, lehtë mund ta vërë në pikëpyetje mungesa e mjeteve materiale.

Foto: Kështjella ku do të mbahet festivali mbarëkombëtar “GJIROKASTRA 2015”
Prandaj është mirë që të gjithë së bashku t’i qasemi më me përgjegjësi zgjidhjes së këtij problemi, në mënyrë që ta sendërtojmë këtë ëndërr të kamotshme të fëmijëve tanë. Botërisht dihet se vite të tëra këta të rinj entuziastë pa më të voglin kompensim material mbajtën gjallë aktivitetin kulturor të shqiptarëve jashtë atdheut ,duke kontribuar pa hile në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime Një skandal i ri po trondit ushtrinë zvicerane, kësaj radhe lidhur me armët e dorës. Pistoletat... -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia -
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë















