Lajme
100 persona në ditë kërkojnë të ndryshojnë gjininë dhe emrin në Gjermani pas ligjit të ri
Në Gjermani rreth 100 persona në ditë kanë njoftuar autoritetet përkatëse se kanë dëshirë të ndryshojnë gjininë dhe emrin e tyre të regjistruar administrativisht që nga 1 nëntori kur hyri në fuqi Akti i Vetëvendosjes (SBGG).
Legjislacioni i ri, një qytetar mund të regjistrojë teorikisht një gjini të ndryshme dhe një emër të ri çdo 12 muaj. Madje, gazeta BILD raporton dëshminë e 28-vjeçares Casper, e cila duke dashur të regjistrohet si grua, ka dorëzuar kërkesën përkatëse në zyrën e gjendjes civile në Hamburg më 11 nëntor.
“Nuk kishte asnjë informacion paraprak mjekësor, asnjë këshillë. Plotësova gjashtë formularë, tregova certifikatën e lindjes dhe kaq”, tregon ai. Takimi i tij është caktuar për datën 13 shkurt për të marrë letërnjoftimin e ri, me emrin “Klara”. U deshën vetëm dhjetë minuta dhe 35.50 euro, për vërtetimin dhe lëshimin e një certifikate të re lindjeje. Megjithatë, gjëja interesante është se 28-vjeçari shprehet se nuk dëshiron të qëndrojë gjatë grua, por synon të bëjë një aplikim të ri dhe të bëhet burrë dhe “Casper” sërish kur të mbushen 12 muajt për të testuar praktikat e procesit.
Sipas BILD, nga 1 nëntori deri në fund të vitit më shumë se 4361 persona kishin paraqitur aplikimet përkatëse duke përdorur legjislacionin e ri. Shumica e aplikimeve u dorëzuan në Berlin, pasuar nga Leipzig, Këln, Dusseldorf, Dresden dhe Bremen. Tashmë, megjithatë, disa po përpiqen të përfitojnë nga mundësia që u jep ligji për të mos u ndëshkuar nga gjykatat. Sven Liebich, i njohur për aktivitetin e tij neo-nazist në dekadën e fundit në Saksoni-Anhalt, u dënua gushtin e kaluar me 18 muaj burg pa lirim me kusht për nxitje të urrejtjes dhe shpifjes. Si pjesë e procesit të apelimit, ai kërkoi një afat të ri për të paraqitur dhe paraqiti një kërkesë për ndryshim gjinie dhe emri në një komunë në Saksoni, e cila e pranoi atë.
Në paraqitjen e tij të re në gjykatë, Sven Liebich tani ishte Marla-Svenja Liebich dhe tha se kishte frikë nga diskriminimi në burgje. Siç raporton Mitteldeutsche Zeitung, tani po ngrihen pyetje për burgun në të cilin do të dërgohen të akuzuarit nëse vendimi bëhet i formës së prerë. Një zëdhënës i prokurorisë në Halle tha se “nuk ka asnjë mekanizëm automatik për transferimin e një burri në një burg grash, sepse ai ka ndryshuar gjininë dhe emrin” dhe çështja duhet të shqyrtohet individualisht.
Megjithatë, ai sqaroi se procesverbali administrativ është i një rëndësie dytësore, pasi personi fizik që ka kryer krimet mbetet i njëjtë dhe në çdo rast duhet të vuajë dënimin.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran












