Lajme
Turqia arreston nëntë persona për zjarrin në hotel që la 76 të vdekur
Turqia ka arrestuar nëntë persona, përfshirë pronarin e hotelit, në lidhje me një zjarr vdekjeprurës që mori jetën e 76 personave dhe plagosi dhjetëra në një vendskijim në Turqinë perëndimore, tha të mërkurën herët ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya, përcjell albinfo.ch.
Yerlikaya raportoi gjithashtu se trupat e 45 viktimave u ishin dorëzuar familjeve të tyre, ndërsa testet e ADN-së po kryheshin për të identifikuar trupat e mbetur në institutin e mjekësisë ligjore, raporton Reuters.
Zjarri ka rënë në një hotell në vendpushimin e skijimit Kartalkaya në malet Bolu.
Hoteli ku shpërtheu zjarri shprehu dhimbjen e thellë në një deklaratë të mërkurën dhe u zotua për bashkëpunim të plotë me hetimin.
“Ne po bashkëpunojmë me autoritetet për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e këtij incidenti”, thuhet në deklaratë. “Ne jemi thellësisht të pikëlluar nga humbjet dhe duam që ju të dini se ne e ndajmë këtë dhimbje me gjithë zemër”
Hoteli 12-katësh, i cili kishte 238 mysafirë të regjistruar, u dogj nga flakët pasi zjarri filloi në katin e restorantit rreth orës 3:30 të mëngjesit. Të mbijetuarit përshkruan skena paniku teksa iknin nëpër korridoret e mbushura me tym dhe u hodhën nga dritaret për të shpëtuar.
Autoritetet po përballen me kritika në rritje për masat e sigurisë së hotelit, pasi të mbijetuarit raportuan se asnjë alarm zjarri nuk u ndez gjatë incidentit.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shpalli të mërkurën ditë zie kombëtare pas tragjedisë, e cila ndodhi gjatë pikut të sezonit të turizmit dimëror, me shumë familje nga Stambolli dhe Ankaraja që udhëtonin drejt maleve Bolu për skijim.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











