Lajme
Suedia ballafaqohet me valë të lartë kriminaliteti, mbushen burgjet
Suedia po përballet me një valë të shtuar të kriminalitetit dhe kjo ka sjellë mbipopullim të burgjeve dhe një zgjidhje të re për të burgosurit.
Qeveria suedeze mund të dërgojë të burgosurit për të kryer dënimet e tyre në burgje jashtë vendit, sipas një komisioni të caktuar.
Ministri i Drejtësisë, Gunnar Strommer, njoftoi se Suedia ka filluar bisedime me shtete të tjera për të marrë hapësira në burgjet e tyre, duke theksuar nevojën për zgjidhje të reja.
Krimi i bandave ka njohur një rritje të konsiderueshme gjatë dy dekadave të fundit, duke bërë që Suedia të renditet e para në Europë për dhunën me armë.
Burgjet dhe institucionet e paraburgimit janë të mbushura dhe Shërbimi i Burgjeve parashikon se do të ketë nevojë për rreth 27,000 shtretër deri në vitin 2033, krahasuar me 11,000 që ka aktualisht.
Mattias Wahlstedt, kreu i komisionit, tha se nuk ka pengesa ligjore për dërgimin e të burgosurve në burgje jashtë vendit, por një propozim i tillë do të duhet të miratohet më parë nga parlamenti. Po ashtu, autoritetet suedeze po përballen me një shpërthim të paprecedentë sulmesh me bomba, kryesisht në rajonin e kryeqytetit Stokholm, ku vetëm në janar janë regjistruar 30 shpërthime, shumica e të cilave akte shantazhi nga bandat kundër kompanive dhe qytetarëve.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











