Lajme
Ka filluar protesta e opozitës në Prishtinë
Protestuesit janë duke marshuar drejt Gjykatës Kushtetuese. Atyre u janë bashkuar edhe tre liderët e partive opozitare, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj
Ka filluar protesta e paralajmëruar për sot, e subjekteve politike të opozitës. Në sheshin”Zahir Pajaziti” janë grumbulluar mijëra veta në protestën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, për të vazhduar fillimisht në drejtim të Gjykatës Kushtetuese.
Protestuesit po mbajnë flamuj kombëtar dhe parulla me kërkesat e protestës. Protestuesit janë duke marshuar drejt Gjykatës Kushtetuese. Atyre u janë bashkuar edhe tre liderët e partive opozitare, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, shkruan rtklive.com.
Nä pankartat që bartin protestuesit mund të lexohen parulla si :“Me hajna nuk ka shtet”, “Hajnat në burg, jo në Qeveri”, “Asociacioni i Serbisë i barabartë me ndarjen e Kosovës”.
Organizatorët kanë paraqitur disa shkaqe kryesore për këtë protestë. Dështimi i sistemit të drejtësisë, Gjykata Speciale, shtrenjtimi i energjisë elektrike, fakti që Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do të operojnë në Mitrovicën Veriore, çështja dhe statuti i Trepçës janë kryesoret.
Protesta që sipas “Opozitës së Bashkuar” konsiderohet si protestë gjithë popullore ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë drejt Gjykatës Kushtetuese, KEDS-it, pastaj te RTK-ja dhe do të përfundojë në sheshin ‘Skenderbeu’ para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Mediet në Prishtinë njoftojnë për një letër të cilën policia e ka shpërndarë në mesin e protestuesve përmes të cilës tërheq vërejtjen për rreziqet e një proteste të tillë.
Opozita e konsideron këtë letër si një kërcënim të radhës që u vjen atyre nga qeveritarët.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran Një shtetas turk që mbante 270 kg bakllava dhe ëmbëlsira të tjera të padeklaruara në një... -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm -
SNB: Karta e debitit mbetet mjeti më i popullarizuar i pagesës











