Lajme
Rikthimi i SHBA-së në OBSH, Trump vë disa kushte
Donald Trump po konsideron një mundësi për të mos i tërhequr Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Megjithatë presidenti amerikan ka disa kushte. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, administrata e Trump ka marrë në konsideratë një plan për reforma në OBSH, duke përfshirë vendosjen e një amerikani në krye./albinfo.ch
Dokumenti, i ndarë me këshilltarët e Presidentit Donald Trump përpara inaugurimit të tij më 20 janar, rekomandoi që Shtetet e Bashkuara të njoftojnë shpejt tërheqjen e tyre nga OBSH dhe të miratojnë një qasje të re radikale për t’u marrë me agjencinë, me synimin që një amerikan të marrë drejtimin, sapo të përfundojë mandati i Tedros Gebriesus në vitin 2027.
I përpiluar nga një ekspert i politikës së jashtme me kërkesë të ekipit të tranzicionit të Trump, propozimi përfundon se OBSH është bërë “agjencia më kaotike, më pak efektive e OKB”.
OBSH ka dështuar të zbatojë reformat e propozuara gjatë dy dekadave të fundit, duke çuar në një përkeqësim të menaxhimit dhe ekspertizës shkencore, thuhet në dokument.
Megjithëse më tej pranohet se largimi nga OBSH-ja do të dëmtonte interesat amerikane, dokumenti argumenton se e njëjta gjë vlen edhe në rast se SHBA qëndron në organizatë, nëse ajo nuk reformohet.
Në rast se SHBA tërhiqet, agjencia e OKB do të humbiste financuesin më të madh.
Në urdhrin e tij Trump akuzon OBSH për keqpërdorimin e pandemisë së COVID-19 dhe ka kërkuar një spastrim të agjencisë në mënyrë që SHBA të rikthehet, por nuk ka dhënë detaje specifike.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











