Futboll
CAS-i hedh poshtë ankesën e Rumanisë për ndeshjen ndaj Kosovës
Raportohet se gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) të enjten (13 shkurt) ka hedhur poshtë ankesën e Federatës Rumune të Futbollit (RFF) kundër dënimeve të UEFA-s për ndeshjen ndaj Kosovës.
Vlen të theksohet se CAS-i ka konstatuar se dënimet e UEFA-s karshi Federatës rumune janë proporcionale me shkeljet që janë bërë.
Paneli i CAS-it vuri në dukje se Federata rumune nuk e kundërshtoi shkeljen e rregullores së UEFA-s (sjellja raciste dhe diskriminuese e tifozëve dhe transmetimi i mesazheve provokuese), por i kundërshtoi sanksionet disiplinore.
“Paneli vendosi se shkeljet e kryera nga tifozët rumunë ishin serioze dhe se sanksionet ishin në përputhje me Rregulloret Disiplinore të UEFA-s dhe jo disproporcionale. Rrjedhimisht, vendimi i kontestuar u la në fuqi nga paneli i CAS-it”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.
Federata rumune u ankua në CAS, duke vlerësuar se dënimet e UEFA-s ndaj saj ishin shumë të larta. UEFA e regjistroi ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të Rumanisë, por Federatën rumune e gjobiti me 128 mijë euro dhe me zhvillimin e një ndeshjeje pa shikues.
Ndeshja Rumani – Kosovë ishte zhvilluar më 15 nëntor në Bukuresht. Në minutat shtesë, kur rezultati ishte 0:0, në fushë erdhi deri te një përplasje mes lojtarëve. Në tribuna u dëgjuan thirrje “Serbia, Serbia” dhe lojtarët e Kosovës u larguan nga fusha. Ata refuzuan të kthehen për të vazhduar ndeshjen, ndonëse këtë ua kërkoi arbitri i ndeshjes, danezi Morten Krogh. Arbitri më pas doli në fushë dhe dha shenjë për fundin e takimit.
Ndërkohë, sa i përket ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës, CAS-i ka thënë se është ende në shqyrtim. FFK-ja nuk pati sqaruar se me çfarë kërkese i është drejtuar gjykatës.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












