Kalendari
Mbahet Kuvendi i Komunitetit Shqiptar të Gjenevës
Të nderuar anëtarë të Komunitetit Shqiptar të Gjenevës,
Të nderuar bashkëqytetar dhe bashkëkombës,
Tani më janë mbushur dy vjet që është krijuar Komunitetit Shqiptar i Gjenevës dhe është koha të mbajmë Kuvendin tonë të rregullt, njëkohësisht dhe zgjedhor. Në Kuvend kanë të drejtë të marinë pjesë të gjithë pjesëtarët e komunitetit shqiptar në Gjenevë
Për rend dite propozojmë këto pika:
- Aprovimi i procesverbalit nga Kuvendi i kaluar,
- Paraqitja e raportit të punës për periudhën ndërmjet dy kuvendeve, diskutimi dhe aprovimi
- Paraqitja e Bilancit financiar për vitin 2014 dhe paraqitja e raportit të verifikuesve të kontos për të njëjtin vit, diskutimi dhe aprovimi
- Përcaktimi i shoqatave të cilat e kanë të drejtën të delegojnë nga një anëtar në kryesinë e KShGj-ës, sipas nenit 16, pika g) të Statutit tonë,
- Zgjedhja dhe rizgjedhja e anëtarëve të Kryesisë së KShGj-së dhe zgjedhja e kryetarit,
- Të ndryshme
Me kënaqësi presim propozime për anëtarë të rinj të Kryesisë.
Në sajtin tonë në internet mund të konsultoni të gjitha dokumentet që do të propozohen për aprovim në Kuvend duke klikuar mbi këtë vegëz: http://www.cageneve.ch/Faqet%20Shqip/sq15.htm
Nëse dëshironi ti lexoni në frëngjisht klikoni mbi këtë vegëz:http://www.cageneve.ch/Faqet%20Fr/FR.htm
Pas përfundimit të punimeve është paraparë një aperitiv modest.
Kuvendi mbahet me 10 maj 2015 nga ora 15:30 në sallën:
Cinéma-théâtre d‘Onex–Parc
Rue des Bossons, 7 (entrée F)
1213 Onex
Ju mirëpresim
Kryesia e Komunitetit Shqiptar – Gjenevë
Comité de la Communauté Albanaise – Genève
Anëtarësohuni në Komunitetin Shqiptar të Gjenevës
Info rreth ngjarjes
- LokacioniGjenevë
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë Fillimisht ata u kapën me sasi të vogla droge por gjatë bastisjeve të mëvonshme në shtëpi,... -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s












