Lajme
Studim: Vendi me shoferët më të këqij në Evropë
Ju ndoshta keni qenë në një vend të huaj, keni marrë me qira një makinë dhe keni shkuar për të eksploruar. Epo, supozojmë se kjo ju shkaktoi pak stres, sepse vozitja në çdo vend është e ndryshme, ka disa rregulla të ndryshme, dhe më e keqja sigurisht, një kulturë krejtësisht e re drejtimi.
Një sondazh i porositur nga koncesionari më i madh francez i autostradave, Vinci Autoroutes, iu përgjigj pyetjejes se cili vend ka shoferët më të këqij.
Gjatë hulumtimit janë marrë në pyetje 12.400 evropianë nga 11 vende, të cilët janë përgjigjur se si e perceptojnë vozitjen e tyre.
Rezultatet e hulumtimit janë disi shqetësuese. Nga të gjithë të anketuarit, deri në 79 për qind kishin një qëndrim negativ ndaj shoferëve të tjerë. Në Britaninë e Madhe, një e katërta e të anketuarve thanë se pas timonit njerëzit sillen krejt ndryshe, ndërsa qëndrimi i grekëve ndaj shoferëve nga vendet e tjera është krejtësisht i pabesueshëm.
Rreth 91 për qind e tyre kanë shprehur qëndrim negativ, por janë kritikë edhe ndaj bashkatdhetarëve, ndaj Greqia ka shënuar rezultatet më të këqija në sondazh.
Të shajnë, i bien bories, flasin në celular gjatë vozitjes, madje edhe dalin nga makina për të larë “hesapet”, të gjitha këto, sipas grekëve, bëjnë çdo ditë bashkatdhetarët e tyre.
Pra, kini kujdes nëse planifikoni të vozisni në rrugët greke këtë verë.
Megjithatë, jo gjithçka është aq e zezë, spanjollët dhe britanikët janë më pak kritikë ndaj vozitjes së njerëzve të tjerë në vendet e tyre, ndërsa gjermanët janë të sjellshëm me bashkatdhetarët e tyre dhe besojnë se shumë pak prej tyre janë agresivë ose të papërgjegjshëm.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













