Lajme
Një shqiptar në mesin e katër të arrestuarve pas të shtënave në Cyrih
Gjykata caktoi masën e paraburgimit për dy 32-vjeçarë zviceranë, një 31-vjeçar me dyshtetësi të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe një portugez 29-vjeçar
Të hënën ka pasur një këmbim të shtënash nga një makinë në Albisriederplatz të Cyrihut.
Pas të shtënave janë arrestuar fillimisht pesë persona, transmeton albinfo.ch. Njëri prej tyre, një zviceran u la i lirë.
Ndërkaq, Gjykata e Masave të Detyrueshme caktoi masën e paraburgimit për dy 32-vjeçarë zviceranë, një 31-vjeçar me dyshtetësi të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe një portugez 29-vjeçar.
Sfondi i të shtënave është ende duke u hetuar.
Sipas raportimit të policisë, të bërë të hënën, personat e përfshirë në grindje ishin larguar nga vendngjarja me të paktën dy automjete dhe kishin ndjekur njëri-tjetrin, shkruan srf.ch.
Gjatë drejtimit të automjetit, nga njëri prej dy automjeteve të përfshira është qëlluar me armë në tjetrën, përcjell albinfo.ch. Po ashtu mënyra e drejtimit të dy makinave rrezikonte palët e treta.
Mësohet se të shtënat janë qëlluar pas një zënke mes disa personave. Policia kishte marrë një raport për të shtëna të mundshme në Hardstrasse pranë Albisriederplatz-it pak pas orës 17:00.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C Rekordi i vitit 1947 thyhet pas gati tetë dekadash, alarmi maksimal për vapë mbetet në fuqi... -
Tetëvjeçari sjell armë në shkollë, policia ndërhyn menjëherë në Zvicër -
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër













