Lajme
Disa vende evropiane të shqetësuara për qytetarët e tyre që udhëtojnë në SHBA
Disa vende evropiane kanë përditësuar këshillat e tyre të udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara, pas shtrëngimit të politikave të imigracionit dhe kufizimeve sociale nga administrata Trump. Ato paralajmërojnë se turistëve mund t’u refuzohet hyrja në vend, edhe pse kanë një vizë ose autorizim udhëtimi të vlefshëm.
Danimarka këshillon qytetarët e saj transgjinorë dhe jobinarë që të kontaktojnë ambasadën amerikane përpara udhëtimit, ndërsa Franca, Norvegjia dhe Finlanda lëshojnë rekomandime për grupet në rrezik, përfshirë komunitetin LGBTQIA+. Gjermania, nga ana e saj, kujton se leja e udhëtimit nuk garanton automatikisht hyrjen në SHBA.
Raste të refuzimit të hyrjes janë raportuar në disa aeroporte amerikane. Një studiues francez u detyrua të kthehej në Paris, pasi mesazhet në telefonin e tij u interpretuan si “armiqësore ndaj Donald Trump”. Autoritetet amerikane mohojnë këtë version. Turistë nga Kanadaja, Britania dhe Gjermania gjithashtu janë ndaluar dhe më pas dëbuar.
Sipas një raporti të Tourism Economics, numri i udhëtarëve në SHBA pritet të bjerë me më shumë se 5% këtë vit. Në Zvicër, agjencitë turistike raportojnë një interes të ulët për SHBA-në, me disa klientë që zgjedhin Kanadanë si alternativë, shkruan RTS.
Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Federata Zvicerane e Udhëtimeve thekson se jo të gjitha anulimet lidhen me qëndrime negative ndaj SHBA-së, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve Bonuset kanë për qëllim të mbajnë personelin kyç për riorganizimin e sistemit tatimor më shumë se... -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss













