Zhvillim
MIK Agency – Një storie suksesi në relacionin Zvicër-Kosovë
Ministria e Zhvillimit Ekonomik për herë të parë organizoi forumin “Zhvillimi Ekonomik përmes Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit”, ku u diskutua roli i TI dhe Inovacionit në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.
Realiteti në ekonominë e Kosovës është mjaftë i vështirë dhe bizneset përballen me probleme të mëdha.
Megjithatë, kompanitë e sektorit privat kryesisht në fushën e TI shohin një mundësi zhvillimi duke i ofruar shërbimet e tyre të këtij sektori jashtë vendit.
Kjo strategji është bërë një storie suksesi për kompaninë e re MIK Agency me seli në Prishtinë që ishte pjese e panelit të tretë me temë – Ndërmarrësia në fushën e TI dhe Inovacionit “Zhvillimi lokal për treg global”.
Ndërmarrësi zviceran-kosovar Valon Asani lindur dhe rritur në Zvicer me bindje dhe pasion për Web Dizajn Inovativ dhe Online Marketing vendosi të kthehet në Kosovë, që ta vërë në zbatim një ide të kamotshme. Në vitin 2012 Asani themelon kompaninë MIK Agency (Made in Kosovo) duke ofruar shërbime në fushën e IT, Web design dhe Marketing Online.
Brenda një kohe të shkurtër, kompania tregoi sukses të madh. Kështu, pavarësisht vështirësive ekonomike/politike, me punë të pandalshme dhe kualitet të lartë të shërbimeve MIK Agency u bë partner i njohur për Web Dizajn dhe Marketing për shumë kompani të njohura ndërkombëtare duke krijuar mbi 20 vende pune me ambiente dhe teknologji moderne. Ndër klientët për të cilët kompania ka kryer shërbime të marketingut janë Stacioni i energjisë se Cyrihut (ewz), kompania TATA Steel si dhe asociacioni më i madh botëror për Event Technology AV Alliance.
Si njohës i mirë i teknologjisë, z.Asani mendon që sektori i teknologjisë dhe Outsourcing është njëri prej potencialeve më të mëdha që ka Kosova prandaj nevojitet një bashkëpunim më i madh ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat.
Së fundi Asani ka ndërmarrë një iniciativë që gjeti mbështetjen e Enhancing Youth Employment (EYE) program, HELVETAS Swiss Interoperation dhe EMPOWER program nga USAID. Ai është në hapa të themelimit të një asociacioni që përbëhet nga disa kompani partnere me përvojë dhe kualitet të lartë të shërbimeve në Marketing dhe IT si; ShowConnection nga Cyrihu, MIK Agency, Karrota, Kosfon Call Center, Zag Apps, Arizona Partners dhe Logistics Plus nga Prishtina.
Misioni i këtij projekti është të bëjë Kosovën një destinacion të njohur për outsourcing si rajon me kosto të ulët por me kualitet të lartë të shërbimeve
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë Nëse propozimi për të ulur imigracionin pranohet nga votuesit zviceranë, ndryshimi demografik pasues do të ndikojë... -
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët -
Lufta me Iranin pritet të ndikojë negativisht në turizmin zviceran -
Mjekët kërkojnë para para operacionit, një praktikë shpesh e dyshimtë në Zvicër -
Pronarët nuk janë informuar mjaftueshëm për efektet e Covid-it: Në Zvicër, kafshimet e qenve po shtohen













