Kosova
Kadetët e ushtrisë së Kosovës marrin medalje të arta në Itali
Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur një sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke fituar medaljen e artë nga Instituti Ndërkombëtar i Ligjit Humanitar (IIHL) në Sanremo, Itali.
Në një njoftim nga FSK, theksohet se IIHL është një organizatë e pavarur që promovon ligjin ndërkombëtar humanitar, të drejtat e njeriut dhe ligjin e refugjatëve, duke ofruar mundësi për trajnime dhe konferenca për profesionistë ushtarakë, diplomatë dhe juristë, transmeton albinfo.ch.
Çdo vit, IIHL organizon një garë mbi Ligjin e Konfliktit të Armatosur (LOAC) për akademitë ushtarake nga e gjithë bota. Gjatë kësaj gare, kadetët mësojnë dhe aplikojnë ligjin në skenarë ushtarakë të simuluar, ku përfshihet një fazë praktike në të cilën ekipet shumëkombëshe ofrojnë këshilla mbi çështje ligjore që lidhen me situata të supozuara. Ky aktivitet nuk është vetëm një garë, por edhe një ushtrim i rëndësishëm për përgatitjen e liderëve të ardhshëm ushtarakë, duke theksuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndërgjegjësimin për çështjet humanitare.
Njoftimi shton se pjesëmarrësit e kësaj gare janë ekipe të përbëra nga tre kadetë dhe një lider ekipi.
Këtë vit, Qendra për Studime Universitare mori pjesë për herë të parë dhe u kthye me medaljen e artë, duke dëshmuar zhvillimin dhe avancimin e arritjeve të saj në përgatitjen e kadetëve. Ky sukses është gjithashtu një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërkombëtar, ku kadetët tanë punuan ngushtë me kolegë nga vende të tjera për të zbatuar Ligjin e Konfliktit të Armatosur.
Ky triumf pasqyron progresin e vazhdueshëm të Qendrës për Studime Universitare në forcimin e kapaciteteve të saj si një institucion akademik ushtarak dhe është një reflektim i angazhimit dhe disiplinës së kadetëve, si dhe i rritjes së ndikimit të Qendrës në skenën ushtarake ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












