Kosova
Kurti kujton Papa Françeskun: Ishte zë i guximshëm për paqen dhe drejtësinë ndërkombëtare
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Papa Françeskut, duke e cilësuar atë si një figurë frymëzuese të përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë. Ai e përshkroi Papën si një udhëheqës shpirtëror të 1.4 miliardë katolikëve që mbeti zë i palëkundur për paqen dhe të drejtat e të margjinalizuarve, transmeton albinfo.ch.
“Si Papa i parë joevropian pas më shumë se 1200 vitesh, ai shënoi një kthesë të madhe në historinë e Kishës Katolike”, shkroi Kurti.
Kreu i Qeverisë së Kosovës kujtoi gjithashtu takimin me Papën më 22 qershor 2023 në Vatikan, të cilin e vlerësoi si një nga momentet më të rëndësishme të mandatit të tij. “Ai fliste me dashuri për paqen dhe me dhembshuri për popujt. Është një takim që do ta kujtoj gjithmonë,” shtoi Kurti.
Papa Françesku ndërroi jetë të hënën, më 21 prill, në moshën 88-vjeçare, sipas njoftimit zyrtar të Vatikanit. Lajmin e bëri publik Kardinali Farrell. Ai ishte zgjedhur Papë në vitin 2013, pas dorëheqjes së Benediktit XVI.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta













