Lajme
Studim: Fëmijët në rrezik nga përmbajtja e dëmshme e lojës Roblox
Roblox është një platformë lojërash shumë e popullarizuar që përdoret nga miliona njerëz çdo ditë, përfshirë edhe të miturit. Një studim i ri tregon se fëmijët janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të rënda, pasi masat e sigurisë në platformë janë të pamjaftueshme.
Rreziku nga përmbajtja e papërshtatshme
Platforma Roblox, një univers virtual me lojëra dhe mjedise interaktive, ka mbi 85 milionë përdorues aktivë çdo ditë, 40 % e të cilëve janë nën 13 vjeç. Sipas studimit të organizatës Revealing Reality, masat e sigurisë nuk janë të mjaftueshme për të mbrojtur fëmijët. Pjesëmarrësit mund të hasin përmbajtje eksplicite dhe të ndërveprojnë me të rritur pa asnjë verifikim moshe.
Mjedise të papërshtatshme dhe ndërveprime me të rritur
Një nga llogaritë e regjistruara për një përdorues 10-vjeçar kishte qasje në mjedise të ndjeshme, si një hotel ku shfaqej një avatar femëror me veshje të ngushta dhe lëvizje sugjestive, si edhe avatarë të tjerë në pozita seksuale. Pjesë të tjera përmbanin objekte fetishe dhe biseda mes përdoruesve me fjalë e tinguj të papërshtatshëm.
Komunikimi i fëmijëve me të rritur pa verifikim moshe
Përdoruesit e testuar, madje edhe ata 5-vjeçarë, mund të komunikonin e ndërvepronin me të rritur pa asnjë verifikim moshe. Një avatar i regjistruar si i rritur mund t’u kërkonte fëmijëve të dhëna personale (p.sh. llogarinë e Snapchat) në mënyrë të papërshtatshme.
Reagimi i Roblox
Roblox ka pranuar ekzistencën e “aktorëve të keq” online, por thekson se ky problem tejkalon kufijtë e platformës dhe kërkon bashkëpunim ndërkombëtar dhe përpjekje të industrisë për masat e forta të sigurisë. Gjithashtu ata kujtojnë se gjatë vitit 2024 kanë zbatuar mbi 40 përmirësime të ndryshme të sigurisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve Bonuset kanë për qëllim të mbajnë personelin kyç për riorganizimin e sistemit tatimor më shumë se... -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss











