Lajme
Hamasi gati për armëpushim
Hamasi është gati të arrijë një marrëveshje që përfshin lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve që ende mbahen në Gaza dhe një armëpushim pesë-vjeçar me Izraelin për t’i dhënë fund luftës në vazhdim, tha të shtunën një anëtar i lëvizjes.
“Hamasi është gati për një shkëmbim të burgosurish (pengje izraelite për të burgosurit palestinezë) në një operacion të vetëm dhe për një armëpushim pesë-vjeçar”, tha për AFP zyrtari i Hamasit, i cili foli në kushte anonimiteti. Komentet vijnë pasi një delegacion nga lëvizja islamike palestineze do të takohet me ndërmjetësit në Kajro. Është e paqartë në këtë pikë nëse ideja e një armëpushimi afatgjatë është propozuar nga vetë Hamasi apo nga ndërmjetësuesit egjiptianë dhe atyre të Katarit, përcjell albinfo.ch.
Më 17 prill, Hamasi, i cili deklarohet se kundërshton një marrëveshje “të pjesshme”, hodhi poshtë një propozim izraelit që përfshinte, ndër të tjera, një armëpushim 45-ditor në këmbim të kthimit të dhjetë pengjeve të gjallë.
Në vizionin e saj për marrëveshjen “gjithëpërfshirëse” që kërkon, grupi bën thirrje për ndërprerjen e armiqësive, tërheqjen e plotë të trupave izraelite, shkëmbimin e pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë dhe hyrjen e ndihmës humanitare në Gaza. Izraeli, nga ana e tij, bën thirrje për kthimin e të gjithë pengjeve dhe çarmatimin e Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura në Gaza. Kjo pikë e fundit përbën një “vijë të kuqe” për lëvizjen.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej Studimi tregon se kompanitë po hasin vështirësi në kalimin nga projektet pilot te përdorimi i gjerë... -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër











