Lajme
Gjermani: AfD shpallet organizatë ekstremiste e krahut të djathtë
Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës në Gjermani e ka klasifikuar AfD-në si një parti ekstremiste të krahut të djathtë.
Deri më tani, vetëm disa degë të AfD-së në lande të veçanta të Gjermanisë ishin klasifikuar si të tilla, ndërsa partia, në nivel kombëtar, kishte një status më të ulët, si “e dyshuar”, raporton Spiegel, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit, kjo ndryshon qasjen e autoriteteve të sigurisë ndaj partisë. Klasifikimi i ri i mundëson autoriteteve përcjelljen e aktiviteteve të partisë—përfshirë edhe përgjimin e telefonave të funksionarëve të partisë, observimin e takimeve dhe rekrutimin e informatorëve. Raporti i Agjencisë së Inteligjencës së Brendshme përmban 1 100 faqe me dëshmi mbi ekstremizmin e AfD-së.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, AfD-ja doli e dyta, duke marrë numrin më të lartë të votave në historinë e saj.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













