Lajme
Pas shpalljes si organizatë ekstremiste, a mund ta ndalojë Gjermania AfD-në si parti?
Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) është klasifikuar zyrtarisht si “ekstremiste e konfirmuar e krahut të djathtë” nga Agjencia e Inteligjencës së Brendshme Gjermane (Bundesverfassungsschutz – BfV), në një vendim historik që mund të hapë rrugën për ndalimin e saj të mundshëm, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Ky klasifikim shtrihet tashmë në të gjithë partinë, përfshirë edhe degët që më parë nuk ishin nën vëzhgim, dhe vjen pas vlerësimeve se AfD paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për rendin demokratik në Gjermani. Sipas BfV-së, partia shfaq nacionalizëm të theksuar, gjuhë raciste e ksenofobe, mohon të drejtat e pakicave dhe nuk e pranon barazinë e gjermanëve me prejardhje migrimi, sidomos nga vendet myslimane. Po ashtu, zyrtarë të saj janë akuzuar për nxitje të urrejtjes ndaj refugjatëve dhe për qëndrime antisemitiste.
Ky status i ri i lejon shërbimeve të sigurisë që të përgjojnë komunikimet e partisë, të mbikëqyrin mbledhjet dhe aktivitetet e saj, të rekrutojnë informatorë brenda saj, të marrin masa ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të partisë dhe të shqyrtojnë pezullimin e financimit publik.
Në planin politik, ky zhvillim e shton presionin për një ndalim të mundshëm të AfD-së, në bazë të Nenet 21 të Kushtetutës Gjermane, i cili lejon shpalljen jokushtetuese të partive që rrezikojnë rendin demokratik. Vendimi përfundimtar i takon Gjykatës Kushtetuese Federale në Karlsruhe, dhe një proces i tillë pritet të jetë i gjatë e kompleks, transmeton albinfo.ch.
Reagimet në opinionin publik dhe politik ishin të përziera. AfD-ja akuzoi autoritetet për instrumentalizim politik të drejtësisë, duke pretenduar se po sulmohet sepse kundërshtarët nuk mund ta ndalin përmes mjeteve demokratike. Kancelari në largim, Olaf Scholz, bëri thirrje për maturi dhe për të shmangur vendime të nxituara.
Ndërkohë, AfD-ja vazhdon të kryesojë në sondazhet aktuale me rreth 26 % të mbështetjes, çka e bën këtë çështje edhe më të ndjeshme në prag të zgjedhjeve të ardhshme, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












