Keystone
Lajme
Protestë masive: “Nikolla ik”
lideri i opozitës, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha para 100 mijë protestuesve në Shkup, se ka ardhur koha që kryeministri Nikolla Gruevski dhe njerëzit e tij të ikin nga pushteti
Më shumë se 100 mijë qytetarë i janë bashkuar të dielën thirrjes së opozitës, për të protestuar në qendër të Shkupit kundër qeverisë së kryeministri Nikolla Gruevski. Kjo ishte protesta më e madhe opozitare, prej që Gruevski dhe partia e tij VMRP-DPMNE qeverisë Maqedoninë (2006-2015).
Protesta është organizuar nga partia më e fuqishme opozitare, LSDM ndërsa thirrjes kundër Gruevskit i janë bashkuar edhe shqiptarët, turqit dhe komunitetet tjera në Maqedoni. Në miting kanë marrë pjesë edhe diplomatët e huaj, përshirë edhe europarlamentarin Ricard Hovit, që është raportues për Maqedoninë në Parlamentin e Evropës.
Kjo konsiderohet protesta e parë në Maqedoninë multietnike, ku për një çështje po protestojnë bashkërisht, shqiptarët dhe maqedonasit. Këta dy popuj kanë luftuar kundër njeri tjetri në vitin 2001, luftë kjo që përfundoi me një marrëveshje paqeje, që nuk u zbatuar nga qeveria në pushtet.
Gjatë gjithë kohë, protestuesit brohoritnin kundër kryeministri Gruevski duke kërkuatr dorëheqjen e tij. Ndërsa mesazhi për largimin e qeverisë u përcoll në të gjitha gjuhet. Kurse mesazhi më i fuqishëm erdhi nga studentët maqedonas, të cilët kërkojnë largimin e qeverisë së krimit nga shteti.
Maqedonë e shqiptarë, bashkë kundër Gruevskit
Zëdhënësi i partisë opozitare LSDM, Patar Shillegov thotë se në protestë marrin pjesë mbi 100 mijë protestues. Ai thotë se populli do të qëndrojë para Qeverisë deri në dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski. “Dorëheqja nuk është larg dhe populli do të qëndrojë këtu”, tha ai duke u shprehur i kënaqur me pjesëmarrjen e shqiptarëve në protestë.
Kryetari i Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev tha para protestuesve se ka ardhur koha që kryeministri Gruevski të ikë nga pushteti. “Gruevski i ka orët e numëruara dhe çdo moment duhet të braktisë ndërtesën e Qeverisë”, deklaroi Zaev, derisa protestuesit brohoritnin para qeveris “Gruevski ik”.
Zaev akuzoi Qeverinë për veprimtari kriminale, falsifikim të zgjedhjeve, dhunë ndaj institucioneve dhe ndaj qytetarëve përmes shantazheve të ndryshme.
“E vërteta për Maqedoninë ka dalë në sipërfaqe dhe kjo dëshmohet edhe me rrugët e Shkupit të mbushura me njerëz. Ne kemi vendosur të kthejmë demokracinë. Ky muaj do të hyjë në histori për kthesën e re të Maqedonisë. Do të vendosin sundimin e ligjit. Këtë po e bëjmë me të gjithë qytetarët pa dallim përkatësinë e tyre etnike dhe fetare”, theksoi Zaev.
Protesta po ndiqet edhe nga përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa vërehet edhe prani e madhe e forcave speciale të policisë që po sigurojnë objektin e Qeverisë. “Gruevski ik”,”Lamtumirë Nikolla” “Poshtë Qeveria kriminale”, “Protestoj”, janë vetëm disa nga parullat që po mbajnë protestuesit në duar.
Protesta më e madhe opozitare
Ndryshe, protestat në Maqedoni shpërthyen, pas një vale përgjimesh që u nxorën në shesh nga lideri i opozitës, Zoran Zaev i LSDM-së. Ai plasi të ashtuquajtura 31 “bomba” të cilat nxorën prapaskenat e qeverisë Gruveski, ministrave të tij dhe kushëririt nga nëna, Sasho Milajkov shefit të Zbulim Kundërzbulimit.
E gjithë kjo strukturë qeveritare, përfshirë edhe ministrat shqiptarë, ishin përfshirë në krim të organizuar dhe në korrupsion. Ndërsa skandali më i madh ishte ajo e vrasjes së dy personave nga rojet e kryeministrit Gruevski, që u munduan të mbahen në konspiracion të thellë nga qeveria.
Kurse kulmi i krimit ishte ai në Kumanovë, në Lagjen e Trimave e banuar ekskluzivisht me shqiptarë. Në ngjarjen e 9 majit, u vranë 22 persona përfshirë tetë policë, gati 40 forca të rendit u plagosën, ndërsa më shumë 60 shtëpi u shkatërruan tërësisht nga bombardimet.
Edhe sipas burimeve ndërkombëtare, ky aksion i policisë maqedonase doli të ishte një skenar i përgatitur nga tre persona, kryeministri Nikolla Gruevski, ministrja e dorëhequr Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish shefi Zbulimit dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijallkov. Këtij aksioni, siç thuhet, i kanë ndihmuar edhe tre agjentë shqiptarë që kanë punuar për DSK-në.
Sipas skenarit të “fshehtë” maqedonas, shqiptarët e UÇK-së ishin dërguar atje për tui ekzekutuar, ndërsa qëllimi ishte politik. me qëllim që qeverisë Gruevski t’i zgjatet jeta edhe për një kohë. Mirëpo, pasi ndërkombëtarët i ranë në gjurmë këtij skenari, menjëherë dhanë dorëheqje ministrja e Brendshme, Jankullovska dhe shefi i Inteligjencës Mijallkov.
Ndrërkaq, shumë analistë ndërkombëtarë, por edhe rajonalë po shpresojnë se ky është fundi i epokës së kryeministrit Gruevski. Protesta e ditës së sotme ka vazhduar e qetë…
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?















