Integrimi
Faruk Osmani u zgjodh në Kryesinë Qendrore të sindikatës Unia
Konferenca për migracion e sindikatës Unia të Zvicrës
Të shtunën, më 16 maj 2015 u mbajt Konferenca vjetore e migrantëve në kuadër të sindikatës Unia. Si organi më i lartë i organizimit demokratik të migrantëve në sindikatë, Konferenca trajton tema sindikaliste në përgjithësi dhe në veçanti edhe ato që ndërlidhen me politikën zvicerane të migracion, si dhe zgjedh përfaqësuesit e vet në organet e strukturat vendimmarrëse të sindikatës Unia. Në ketë konferencë për herë të parë u zgjodh një shqiptar nga baza në organin më të lartë të sindikatës Unia, në Kryesinë Qendrore!
Unia, jo vetëm se është sindikata më e madhe në Zvicër, mirëpo ajo është edhe Organizata më e madhe e migrantëve në Zvicër. Të gjithë anëtarët e Unia-s pa pasaportë zvicerane i takojnë grupit të interesit të migrantëve. Këta përbëjnë mbi 50 % të anëtarësisë së përgjithshme, që aktualisht janë mbi 100’000 persona. Në sindikatën Unia migrantët posedojnë edhe me Organet e Strukturat e tyre demokratike, përmes të cilave migrantët artikulojnë nevojat dhe preokupimet e tyre si dhe aty kanë mundësi të marrin pjesë të bashkëveprojnë dhe të bashkëvendosin.
Puna e grupit të interesit të migrantëve është e shumanshme
Migrantët Unia-s janë të organizuar në grupet e tyre te interesit nëpër seksione dhe regjione në tëre Zvicrën dhe posedojnë edhe me organet e strukturat e tyre, siç janë Konferenca dhe Komisionet e migracionit. Ata zgjedhin edhe përfaqësuesit në organet dhe strukturat tjera të sindikatës Unia. Kështu ata zgjedhin dhe delegojnë përfaqësuesit e tyre edhe në Komisionin për migracion, i cili mbahet 3 herë në vjet dhe i cili një herë në vit organizon edhe Konferencën e migracionit. Gjithashtu ata kanë të drejtë të organizohen edhe në Grupe e tyre gjuhësore, te cilat edhe pse me status nuk janë organe e struktura zyrtare të sindikatës, megjithatë kanë të drejtë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre si nëpër sektorë, ashtu edhe nëpër organe e struktura të sindikatës Unia, duke u nisur nga organet e strukturat drejtuese të seksionit e regjionit të tyre e deri në organet e strukturat nacionale të sindikatës. Kërkesat dhe vendimet e Konferencës të migrantëve/ëve janë të plotfuqishme dhe sipas nevojës paraqiten dhe trajtohen edhe në Kongres të sindikatës, ku pasi të jenë aprovuar, obligojnë udhëheqjen ekzekutive (drejtorinë qendrore) të sindikatës që ato si të tilla edhe ti zbatojë.
Konferenca e migracionit zgjedh për katër vjet edhe 4 përfaqësuesit e vet në Kryesinë Qendrore të sindikatës Unia, ndërsa kësaj radhe u bënë zgjedhjet e jashtëzakonshme për deri në fund të vitit 2016. Në Kryesin Qendrore u zgjodhën nga stafi profesional për migracion Aurora Garcia, ndërsa nga baza – aktivistet/ët sindikalist Ermelinda Reis Osório, Sidónio Candeias dhe Faruk Osmani.
Model i organizimit të komuniteteve të migrantëve edhe më gjerë
Grupi i interesit të migracionit në Unia angazhohet për barazi shansesh, të drejtën dhe sigurinë e qëndrimit si dhe pjesëmarrjen e anëtarëve të saj pa pasaportë zvicerane në rrafshin politik në botën e punës dhe në shoqëri. Ky grup i interesit zhvillon aktivisht diskutime mbi çështjet rreth botës së punës. Grupi i interesit të migracionit përpilon edhe një program vjetor, i cili praqet zgjidhjen e problemeve specifike të migrantëve. Unia u ofron anëtarëve të saj kurse gjuhësore si dhe trajnime e aftësime të ndryshme, të cilat u përshtaten në mënyrë specifike nevojave të tyre. Përmes gazetës “Horizonte” ky grup interesi i informon anëtarët e vet në 5 gjuhë migrantësh, ndër të cilat edhe në shqip.
Shembulli i organizimit të migrantëve në sindikatën Unia ka shërbyet edhe si model për organizimin e strukturës së veçantë të migrantëve në kuadër të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës në vitin 2012.
* Osman Osmani ësthë sekretar sindikal për migracion të Evropës juglindore
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit












