Lajme
Merz thotë se Gjermania duhet të ketë ushtrinë më të fortë në Evropë
Kryetari i CDU-së, Friedrich Merz, ka shprehur qëllimin e tij për ta kthyer Gjermaninë në një fuqi të padiskutueshme ushtarake konvencionale në kontinentin evropian. Në një deklaratë të fortë për situatën e sigurisë në Evropë, ai theksoi se lufta e Rusisë kundër Ukrainës është një kërcënim i drejtpërdrejtë për rendin e paqes dhe ligjit ndërkombëtar, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
“Kjo luftë e tmerrshme nuk përcakton vetëm fatin e Ukrainës, por edhe të gjithë Evropës,” u shpreh Merz. “Në rrezik është vetë rendi i paqes në kontinentin tonë dhe nëse ligji dhe drejtësia do të mbizotërojnë, apo dhuna dhe tirania.”
Merz tha se Gjermania nuk është palë në luftë, por gjithashtu nuk është as një ndërmjetëse neutrale. “Nuk duhet të ketë asnjë dyshim se ku qëndrojmë: pa mëdyshje në anën e Ukrainës”, transmeton albinfo.ch.
Në këtë kontekst, ai premtoi se Bundeswehri (ushtria gjermane) do të forcohet në mënyrë të qëndrueshme, duke u bërë “ushtria më e fortë konvencionale në Evropë”. Plani përfshin investime afatgjata dhe krijimin e një shërbimi të ri kombëtar vullnetar.
“Kjo është ajo që i takon vendit më të populluar dhe ekonomikisht më të fortë në Evropë,” tha Merz, duke shtuar se “miqtë dhe partnerët tanë jo vetëm që e presin këtë nga ne por po e kërkojnë me forcë”.
Deklaratat e Merzit vijnë në një kohë të tensionuar në politikën evropiane të mbrojtjes, me rritjen e kërkesave për rritje të shpenzimeve ushtarake dhe koordinim më të madh përballë kërcënimeve nga Lindja, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 Rregullat e reja mbi reklamimin e duhanit për të mbrojtur fëmijët, të miratuara nga parlamenti zviceran... -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim?












