Lajme
SHBA: 2 të vdekur pasi një anije e Marinës Meksikane goditi Urën e Bruklinit
Një tragjedi ndodhi të shtunën në Nju Jork, kur anija stërvitore e Marinës Meksikane, Cuauhtemoc, u përplas me Urën ikonike të Bruklinit gjatë një turneu promovues. Sipas kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, dy persona humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Nga 277 persona në bord, përplasja shkaktoi dëme serioze në anije dhe panik mes ekuipazhit dhe pasagjerëve. Majat e tre direkëve të anijes goditën pjesën historike të urës, duke shkaktuar shembjen e pjesshme të tyre. Megjithatë, autoritetet njoftuan se Ura 142-vjeçare nuk pësoi dëmtime të mëdha strukturore dhe hetimet për shkakun e përplasjes vazhdojnë.
Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum shprehu trishtim për humbjen e anëtarëve të ekuipazhit. Në video të publikuara, dëgjohen ulërima dhe shihet panik në bord, ndërsa disa marinarë u panë të varur në pajisjet e direkëve të dëmtuar.
Ekipet e emergjencës transportuan viktimat dhe të plagosurit në spitalet lokale. Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë aksident tragjik, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë Tirana është renditur në qytetin e dytë më të shtrenjtë në Evropë, teksa një familje, me... -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë













