Lajme
Turqia me rregulla të reja në aeroplanë: Një gabim i vogël mund të kushtojë 60 euro
Nëse po planifikon një fluturim drejt Turqisë, ka një rregull të ri që duhet ta kesh parasysh dhe nuk bëhet fjalë për bagazhin apo pasaportën. Tashmë, nëse zgjidh rripin e sigurimit dhe ngrihesh nga vendi para se avioni të ndalet plotësisht, mund të përballesh me një gjobë prej rreth 60 eurosh.
Kjo është pjesë e një rregulloreje të re nga Autoriteti Turk i Aviacionit Civil (SHGM), që synon të përmirësojë sigurinë dhe disiplinën gjatë fluturimeve. Ekuipazhet e avionëve turq kanë raportuar shpesh se pasagjerët nxitojnë të ngrihen dhe të hapin ndarjet e bagazheve menjëherë pas uljes, duke injoruar sinjalet e sigurisë, transmeton albinfo.ch.
Por nga tani e tutje, kjo sjellje do të ketë pasoja financiare. Turkish Airlines e ka marrë seriozisht vendimin dhe ka udhëzuar stafin që të paralajmërojë pasagjerët: rripi i sigurimit duhet të qëndrojë i lidhur deri në momentin që avioni parkon dhe shenja e dritës fiket.
Për më tepër, është ndaluar edhe ngritja e hershme në korridor apo tentimi për të kaluar para të tjerëve gjatë zbritjes. Edhe kjo mund të rezultojë në gjobë edhe nëse rripi është zgjidhur dhe sinjali është çaktivizuar.
Kompanitë ajrore që nuk zbatojnë këto rregulla, gjithashtu rrezikojnë ndëshkime administrative. Kjo masë është një përpjekje për të rikthyer rregullin në kabinën e avionit dhe për të shmangur kaosin e zakonshëm që shpesh ndodh pas uljes.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













