Lajme
Fushatë kundër mbipeshës në Turqi, qytetarët maten në rrugë e ambiente publike

Në një përpjekje të paprecedentë për të përballuar krizën e mbipeshës, Turqia ka nisur një fushatë të gjerë shëndetësore që përfshin të gjitha 81 provincat e vendit. Synimi? Testimi i të paktën 10 milionë qytetarëve deri më 10 korrik.
Nën udhëheqjen e qeverisë së Rexhep Taip Erdogan, inspektorë të shëndetësisë janë shpërndarë në rrugë, qendra tregtare, stacione autobusësh dhe parqe për të matur indeksin e masës trupore (BMI) të qytetarëve, shpesh duke i ndalur ata në mënyrë spontane. Këto momente janë dokumentuar edhe në rrjetet sociale, përmes fotove të publikuara nga vetë Ministria e Shëndetësisë, transmeton albinfo.ch.
Ministri i Shëndetësisë, Kemal Memişoğlu, sqaroi arsyen e këtij mobilizimi të gjerë: “50 për qind e popullsisë është mbipeshë. Kjo nuk është më çështje estetike, por alarm shëndetësor.” Ai theksoi se mbipesha te fëmijët është veçanërisht shqetësuese, pasi mund të çojë në probleme serioze shëndetësore në të ardhmen.
Ironikisht, edhe vetë ministri ishte pjesë e një matjeje publike në Ankara, ku rezultoi se kishte peshë mbi mesataren. Ky ishte një sinjal se as zyrtarët më të lartë nuk janë të përjashtuar nga përgjegjësia personale në këtë betejë kombëtare ndaj obezitetit.
Në këtë mënyrë, Turqia po dërgon një mesazh të qartë: kujdesi për shëndetin fillon nga vetëdija dhe veprimi, madje edhe në rrugë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Afërdita Gashi, gruaja e parë shqiptare e diasporës që ngjit Majën Mont Blanc Maratonistja dhe alpinistja nga Zvicra shënon një arritje historike në majën më të lartë të Alpeve,...
-
Aksident tragjik në St. Gallen, humb jetën një fëmijë shqiptar 4-vjeçar
-
Zvicër: Letra e hapur e një të riu shqiptar për shfrytëzimin e të rinjve në punë
-
Valon Behrami rrëfen rrugëtimin nga Kosova në futbollin elitar në librin “Ylli i Futbollit”
-
Pranvera Hyseni shpërblehet në SHBA për projektin e doktoraturës në Shkencat Planetare
Jeta në Zvicër
-
Avion i vogël bie në Liqenin e Gjenevës pranë Vevey, dy persona shpëtojnë pa lëndime Një avion turistik dyvendësh u rrëzua pasditen e së martës në ujërat e Liqenit të Gjenevës,...
-
Afërdita Gashi, gruaja e parë shqiptare e diasporës që ngjit Majën Mont Blanc
-
BE dhe 24 shtete, përfshirë Zvicrën, denoncojnë “urinë” në Gaza
-
Aargau ndalon telefonat celularë deri në klasën e nëntë
-
Qeveria zvicerane do pranonte ndërhyrjen e Roger Federer dhe Gianni Infantinos për uljen e tarifave amerikane