Sport
Adrian Nikçi rrihet me bashkëlojtarin e tij
Është rrahur me një bashkëlojtar futbollisti shqiptar nga Zvicra që luan në bundesligën e dytë, Adrian Nikçi.
Sulmuesi i Nurnbergut u kap për flokësh me bashkëlojtarin e tij sllovak, Jakub Sylvestër në stërvitjen e ditës së mërkure.
Gjatë një dueli në stërvitje, sllovaku goditi më bërryl Nikçin, kurse ky ia ktheu me një ndërhyrje të ashpër. Më pas gjendja u acarua sa që u kapën edhe për flokësh. Mirëpo ndërhyrja e bashkëlojtarëve bëri që situata të qetësohet. Trajneri zviceran Rene Weiler i dërgon menjëherë të dy lojtarët në zhveshtore.
Më pas Nikçi ka kërkuar që kjo situatë mos të dramatizohet. “Nuk duhet të dramatizohet. Ne në zhveshtore ia kemi shtrirë dorën njëri tjetrit. E gjitha është e harruar”, ka thënë ai për gazetën “Blick.ch”, transmeton “Albinfo.ch”.
Edhe trajneri Weiler është i qetë. “Shumë mirë që zjarri u shua”, ka thënë ai.
Nikçi është në përfundim të kontratës më Nurnbergun dhe më sa duket do të jetë futbollist i lirë.për sezonin e ardhshëm.
Për shkak të lëndimeve, Adrian Nikçi nuk ka mundur të tregoj më të mirën e tij tek Nurnbergu.
Në të kaluarën Nikçi ka luajtur FC Zurich, Thun, Young Boys, ndërsa ka qenë edhe pjesë e përfaqësues Zvicerane për moshat U21.
Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme Në zona të caktuara, rreziku i rënies së shkëmbinjve po rritet dhe disa pjesë të terrenit... -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit













