Lajme
Austri: Ish-kancelari Kurz i shpëton dënimit
Një nga proceset gjyqësore më të ndjekura politikisht në historinë e fundit të Austrisë përfundoi të hënën në Pallatin e Drejtësisë në Vjenë, duke sjellë rezultate të ndryshme për protagonistët kryesorë. Ish-kancelari Sebastian Kurz u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lartë Rajonale, ndërsa dënimi për ish-shefin e kabinetit të tij, Bernhard Bonelli, u konfirmua pjesërisht, shkruajnë mediat austriake, transmeton albinfo.ch.
Vendimi erdhi pas apelimit të bërë nga mbrojtja pas aktgjykimit të janarit 2024, kur Kurz ishte dënuar me tetë muaj burg me kusht për dëshmi të rreme përpara komitetit hetimor parlamentar të skandalit të njohur si “Çështja Ibiza”. Në atë kohë, gjykata e shkallës së parë kishte konstatuar se Kurz kishte minimizuar qëllimisht ndikimin e tij në emërimet në bordin mbikëqyrës të ÖBAG, një kompani shtetërore austriake, dhe kishte dhënë deklarata të pavërteta. Bonelli, nga ana tjetër, kishte marrë një dënim me gjashtë muaj burg me kusht.
Ndërsa Zyra e Prokurorit për Çështje Ekonomike dhe Korrupsioni pranoi vendimin fillestar, mbrojtja apeloi dhe për Sebastian Kurz kjo apel rezultoi e suksesshme. Gjykata rrëzoi vendimin e mëparshëm ndaj tij duke e shpallur të pafajshëm. Ndryshe ndodhi me Bonellin, për të cilin gjykata mbështeti pjesërisht vendimin e mëparshëm të fajësisë, transmeton albinfo.ch.
Gjyqi është pjesë e hetimeve të thelluara që rrjedhin nga “Çështja Ibiza”, një skandal që shpërtheu në vitin 2019 pas publikimit të një videoje të fshehtë të liderit të atëhershëm të FPÖ-së, Heinz-Christian Strache, dhe që hodhi dritë mbi lidhjet e dyshimta mes politikës, biznesit dhe medias në Austri. Një rol kyç në këtë proces luajti Thomas Schmid, ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, i cili u bë dëshmitar bashkëpunues duke inkriminuar një sërë figurash të larta politike, përfshirë edhe Kurz.
Vendimi i sotëm mbyll një kapitull të rëndësishëm në hetimet e “Çështjes Ibiza”, duke lënë pas një trashëgimi të ndërlikuar ligjore dhe politike. Sebastian Kurz del i pastër nga një prej betejave më të vështira të karrierës së tij, ndërsa Bernhard Bonelli përballet me pasojat ligjore të rolit të tij në ngjarje, transmeton albinfo.ch
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Trump kritikon sërish Zvicrën Trump rikthen kritikat ndaj Zvicrës dhe përmend deficitin tregtar... -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë?













