CH-Ballkani
Ftohen qytetarët në diasporë të regjistrojnë ndërtimet pa leje
Regjistrimi i ndërtimeve pa leje mund të bëhet deri më 11 qershor 2015
Gjatë një takimi ndërmjet ministrit të Diasporës, Valon Murati dhe ministrit të Ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani është biseduar për procesin e trajtimit të ndërtimeve pa leje dhe legalizimi për bashkatdhetarët në diasporë.
Ministri Murati tha se qytetarët e diasporës duhet t’i regjistrojnë ndërtimet e tyre pa leje, në mënyrë që të bëhen pjesë e procesit të legalizimit.
Regjistrimi i ndërtimeve pa leje mund të bëhet deri më 11 qershor 2015.
Formulari për regjistrim mund të shkarkohet nga vebfaqja e MeD-së dhe të dorëzohet në Komunë, ku gjendet ndërtimi.
Bashkatdhetarët mund ta autorizojnë dikë që në emër të tyre ta dorëzojë formularin në zyrat komunale.
Gjithashtu, të gjitha informatat për këtë proces janë të publikuara në vebfaqen e MeD-së.
Ministri Murati theksoi se nga 1 korriku deri më 2 gusht, muaj ky kur fillojnë “Ditët e diasporës”, MeD-ja do t’i informojë për së afërmi bashkatdhetarët me procesin e legalizimit.
I gjithë materiali informues lidhur me procesin të legalizimit do të jetë edhe në pikat kufitare, në aeroport etj.
Ndërkaq, ministri Agani , ndër të tjera, i inkurajoi bashkatdhetarët që t’i regjistrojnë ndërtimet e tyre deri më 11 qershor 2015.
Ai tha se qytetarët duhet të kontrollojnë se a është i përfshirë ndërtimi i tyre në regjistrin e ndërtimeve dhe po qe se hasin në ndonjë gabim, duhet ta lajmërojnë komunën përmes formularit për ankesa. Afati për ankimim fillon më 17 qershor dhe vazhdon deri më 11 shtator 2015.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













