Lajme
Pothuajse të gjithë të moshuarit 65-74 vjeç në Zvicër përdorin internetin lehtësisht
Hendeku digjital po mbyllet më shpejt se sa pritej. Një studim i ri nga Pro Senectute tregon se 9 nga 10 persona mbi 65 vjeç në Zvicër përdorin internetin. Tek grupmosha 65-74 vjeç, 88% kanë aftësi bazë digjitale, ndërsa për ata 75-84 vjeç përqindja është 71%. Megjithatë, tek të moshuarit mbi 85 vjeç, vetëm 43% janë në gjendje të përdorin teknologjinë.
Sipas Peter Burri Follath, përgjegjës i komunikimit në Pro Senectute, një pjesë e vogël e popullsisë më të moshuar (rreth 5-10%) mund të mos jetë kurrë online për arsye shëndetësore, transmeton albinfo.ch.
Për herë të parë, më shumë të moshuar informohen përmes pajisjeve digjitale (33%) sesa nga televizioni (30%), shtypi i shkruar (22%) apo radioja (15%). Kjo tregon një ndryshim të madh në mënyrën se si konsumojnë informacionin.
Burri Follath thekson se shërbimet publike si SSR, CFF dhe La Poste duhet të përshtaten me këto ndryshime, por edhe të mos harrojnë ata që ende nuk përdorin teknologjinë. Pro Senectute ofron gjithnjë e më shumë mbështetje individuale për të ndihmuar të moshuarit të përdorin shërbimet online në mënyrë të sigurt.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













