Futboll
Xhaka: Jam i lumtur në Leverkusen, por lë të hapur çdo gjë
Duket se fansat e Baselit duhet të presin ende për kthimin e Granit Xhakës. Kapiteni i Zvicrës, dy javë më parë, paralajmëroi kthimin, por kjo nuk do të ndodhë këtë verë. Në ndeshjen përshëndetëse të Taulant Xhakës, Graniti tha se “një Xhaka po largohet, por tjetri do të kthehet shpejt”, përcjell albinfo.ch.
“Natyrisht, e ndeza pak stadiumin”, ka thënë Xhaka në Salt Lake City të SHBA-së, ku Zvicra po qëndron për dy miqësore.
Mesfushori është prej lojtarëve kryesorë te nënkampioni i Gjermanisë, Bayer Leverkuseni.
“Kam edhe tre vjet kontratë me Leverkusenin. Familja ime dhe unë jemi të lumtur në Gjermani. Nuk e dini asnjëherë çka sjell e ardhmja në futboll. Por si është gjendja sot, do të qëndroj aty. Nuk mund të garantoj se çka do të ndodhë nesër”, ka thënë Xhaka.
I pyetur nga Blick nëse një kthim te Baseli këtë verë është real, Xhaka është përgjigjur: “Jo”.
Gazeta zvicerane shkruan se, megjithatë, gjasat janë të vogla që Xhaka të vazhdojë të luajë për Leverkusenin. Te kjo skuadër është në proces një ndryshim i madh. Trajneri Xabi Alonso është larguar, ndërsa janë larguar e po largohen edhe lojtarë të rëndësishëm.
“Tashmë kam përjetuar një tranzicion te Arsenali në vitin 2019. Kjo merr energji. Dhe më nuk jam 25-vjeçar. Së shpejti do të jem 33-vjeçar”, ka vazhduar Granit Xhaka. Ai e di që largimet janë humbje e madhe për ekipin, por beson se drejtori sportiv, Simon Rolfes, dhe drejtori menaxhues, Fernando Carro, do të bëjnë transferime që do ta mbajnë ekipin në nivel të njëjtë.
“Me mua apo pa mua, është çështje tjetër”, ka shtuar kapiteni i Zvicrës.
Xhaka duket se është i joshur për të kaluar në një ligë tjetër.
“Nuk kam luajtur ende gjithkund, kështu që është çështje për të cilën mendon. Për momentin janë shumë larg. Kam familjen dhe menaxhmentin që kujdesen për këto gjëra.”
Xhaka do të konsideronte vetëm ofertat në tavolinë. Nuk e di ende nëse do të ketë të tilla.
Deklaratat e tij lënë të kuptohet se Xhaka mund të largohet nga Leverkuseni pas dy vjetësh te kjo skuadër. Ai ka kontratë deri në vitin 2028. Milani është interesuar për Xhakën, ndërsa më herët është përmendur Galatasaray. Sipas mediave italiane, ende nuk ka kontakt mes drejtuesve të Milanit dhe Xhakës.
E-Diaspora
-
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri Konflikt mes shqiptarëve në Itali për shkak të një vajze, një i vrarë... -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person










