Futboll
Zvicra synon dyfishimin e numrit të trajnerëve femra në futboll
Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) ka nisur një nismë për të shtuar ndjeshëm numrin e grave në rolin e trajneres. Përmes kurseve fillestare me prag të ulët, synohet që numri i trajnerëve femra në Zvicër të dyfishohet nga 2,500 në 5,000.
Këto kurse janë të strukturuara në mënyrë që të jenë sa më të aksesueshme: pjesëmarrëset ndjekin pjesën teorike online dhe pastaj drejtojnë një seancë praktike me grupmoshat e reja. Trajnimi nuk përfshin provime apo kritere të rrepta pranimi, transmeton albinfo.ch.
Shembulli i dy nënave, Rita Limoni dhe Sabrina Schürch, që trajnimin e parë e nisën përmes angazhimit me ekipin e fëmijëve të tyre, është dëshmi e qasjes së re. Ato aktualisht ndihmojnë si asistente, por synojnë të marrin më shumë përgjegjësi në të ardhmen.
Aktualisht, gratë përbëjnë më pak se 8% të trajnerëve në vend, por në kantonin e Cyrihut pjesëmarrja e grave në kurse të tilla ka kaluar 30%. Gjatë Kampionatit Evropian për Femra që do të zhvillohet këtë verë në Zvicër, do të organizohen për herë të parë kurse ekskluzivisht për gra, për të ulur barrierat psikologjike dhe për të inkurajuar më shumë nëna të përfshihen në futbollin bazë.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












