Kosova
Trump thotë se në mandatin e tij të parë ka parandaluar luftën Kosovë – Serbi
"Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin duke e përshkallëzuar situatën me intensitet dhe ky konflikt i vjetër ishte gati të shpërthente në luftë"
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke u bërë thirrje Iranit dhe Izraelit që të arrijnë një marrëveshje paqeje, në mesazhin e tij ka përmendur edhe rastin e Kosovës dhe Serbisë si shembull të suksesit të tij në diplomaci.
Ai ka deklaruar se gjatë mandatit të tij të parë kishte ndalur një konflikt të mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij ishte “gati të shpërthente në luftë”, siç ka shkruar në platformën e tij “Truth Social”.
“Irani dhe Izraeli duhet ta bëjnë një marrëveshje, dhe do ta bëjnë një marrëveshje, ashtu siç e bëra unë Indinë dhe Pakistanin të arrijnë një marrëveshje… Gjithashtu, gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin duke e përshkallëzuar situatën me intensitet… dhe ky konflikt i vjetër ishte gati të shpërthente në luftë. Unë e ndala. Biden e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime të këqija, por unë do ta rregulloj përsëri”, ka shkruar Trump.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”














