Lajme
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është e lidhur me punësimin. Në Austri, poseduesit e kartës Red-White-Red (e kuqebardhëkuqe) – e cila u jep të drejtën qytetarëve jo-BE të jetojnë dhe punojnë në vend janë të detyruar të raportojnë humbjen e punës brenda dy viteve të para të qëndrimit dhe të aplikojnë për një leje të re qëndrimi.
Eksperti ligjor Daniel Kirch shpjegon se është e mundur të bëhet një “aplikim për ndryshim qëllimi” (Zweckänderungsantrag), nëse plotësohen kriteret si sigurimi i jetesës dhe akomodimi i përshtatshëm. Marrja e ndihmës sociale mund të ndikojë negativisht në qëndrimin tuaj, përveç përfitimeve të papunësisë nga AMS, të cilat nuk e cenojnë statusin e qëndrimit, transmeton albinfo.ch.
Nëse nuk gjeni një punë të re, leja Red-White-Red mund të bëhet e pavlefshme, por autoritetet austriake shpesh vlerësojnë rrethanat personale për të parë nëse mund të jepet një leje tjetër qëndrimi, si ajo familjare apo për studime. Ka gjithashtu mundësi për apelim në gjykatë.
Për ata që kanë kartën Red-White-Red Plus e cila lejon akses të plotë në tregun e punës dhe nuk lidhet me një punëdhënës specifik humbja e vendit të punës nuk ndikon në qëndrimin në Austri
Kjo kartë mund të kërkohet pas dy viteve qëndrimi të pandërprerë dhe gjithashtu mund të merret edhe nga anëtarët e familjes së mbajtësit të Red-White-Red.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka përuruar ambasadën e re zvicerane në Athinë. Ajo është... -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese”












