Lajme
Gjermani: Pse kaq shumë turq po aplikojnë për shtetësi?
Gjermania po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për qytetarët turq, të cilët po aplikojnë masivisht për shtetësi gjermane. Vetëm në vitin 2024, 22,525 shtetas turq kanë marrë nënshtetësi gjermane, duke shënuar një rritje prej 110 për qind krahasuar me vitin paraprak, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Turqia është tani vendi i dytë pas Sirisë për nga numri i qytetarëve që marrin pasaportë gjermane.
Sipas të dhënave zyrtare dhe dëshmive personale të emigrantëve, arsyet kryesore që qëndrojnë pas këtij trendi janë reformat ligjore të shtetësisë në Gjermani, mundësia për shtetësi të dyfishtë, si dhe gjendja e përkeqësuar politike dhe ekonomike në Turqi, transmeton albinfo.ch.
Alaz Sumer, një avokat i ri turk që jeton në Berlin, tha se pasaporta gjermane është më shumë se dokument udhëtimi: “Ajo të jep të drejtën për të marrë pjesë në jetën politike dhe për të shmangur burokracinë e pafund që përndryshe e ndjek çdo të huaj.”
Burak Keceli, specialist i teknologjisë së informacionit, thekson rëndësinë praktike të pasaportës: “Me pasaportë gjermane, mund të udhëtosh pa viza në më shumë se 130 vende. Është një avantazh real.”
Reformat e qershorit 2024 në ligjin për shtetësinë në Gjermani lejuan ruajtjen e shtetësisë së mëparshme, duke e bërë procesin më të pranueshëm për shumë turq që më parë hezitonin të aplikonin. Gjithashtu, koha minimale e qëndrimit për aplikim u ul nga tetë në pesë vjet.
Megjithëse qeveria e re gjermane e udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz e hoqi rregullin që lejonte natyralizim pas vetëm tre vitesh për persona të integruar në mënyrë të jashtëzakonshme, modeli i shtetësisë së dyfishtë mbeti në fuqi.
Pavarësisht përfitimeve, shumë turq që kanë marrë nënshtetësi ndihen ende të distancuar nga shoqëria gjermane, transmeton albinfo.ch.
“Jam gjerman vetëm në letër,” thotë Sumer, duke shtuar se edhe pas marrjes së pasaportës, diskriminimi dhe vështirësitë nuk zhduken. Ai rrëfen se nuk mori përgjigje për apartamente kur përdori emrin e tij të vërtetë, por reagimi ndryshoi kur përdori një emër gjerman.
Për të dhe shumë të tjerë, Turqia mbetet “shtëpi”, ndonëse e pamundur për të jetuar lirisht.
Situata politike në Turqi, përfshirë shtypjen e zërave kritikë, arrestimin e figurave të opozitës si kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu, si dhe kriza ekonomike, kanë shtuar dëshirën për largim. Kursi i lirës turke është dobësuar ndjeshëm nga 2.7 për një euro në vitin 2015, në mbi 40 sot.
Ndërkohë, integrimi në Gjermani mbetet sfidues, por për shumë qytetarë turq, shtetësia gjermane është një mundësi për siguri, stabilitet dhe të drejta që në vendin e tyre nuk i gjejnë më, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide












