Lajme
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
I akuzuari ka thënë se e gjithë ajo që kishte parë në rrugë ishte vetëm "diçka e zezë": "Mendova se ishte një dre"
Në fillim të marsit 2023, një motoçiklist 30-vjeçar nga Fricktal-i, i cili udhëtonte nëpër Kaistenberg, përfundoi me pasoja të rënda. Pasi ishte rrëzuar në tokë në një aksident të vetëshkaktuar dhe kishte ngritur motoçikletën e tij, ai ishte goditur mbrapa nga një shofer makine, transmeton albinfo.ch.
I lënduari u dërgua në spital me helikopter me një frakturë të hapur të nënkofshës. Pasuan tre operacione dhe trajtimi me fizioterapi.
Njo kosovari 52-vjeçar i është dashur përgjigjej për këtë para Gjykatës së Qarkut Laufenburg, shkruan gazeta “Aargauer Zeitung”. Prokurori publik e ka akuzuar atë për dëmtim të rëndë trupor nga pakujdesia për shkak të mungesës së vëmendjes dhe ka kërkuar të një dëbim me kusht, me të holla dhe një gjobë.
I akuzuari duke u përgjigjur gjatë procesit gjyqësor ka thënë se e gjithë ajo që kishte parë në rrugë ishte vetëm “diçka e zezë”. “Mendova se ishte një dre”. Ai gjithashtu ka pretenduar se ishte verbuar nga dritat e makinave të të tjerëve. “Më vjen keq për atë që ndodhi” është shprehur ai.
Një dëshmitare që ka qenë në të njëjtin vend kur ka ndodhur aksidenti ka thënë se e kishte identifikuar me kohë motoçiklistin dhe, sipas deklaratës së saj, kishte qenë në gjendje të “frenonte normalisht”.
Avokati i paditësit privat akuzon të pandehurin për dhënien e deklaratave kontradiktore: “Në një moment ai thotë se kishte parë diçka të zezë, pastaj papritmas thotë se nuk kishte parë asgjë fare”, përcjell albinfo.ch. Ai ishte, sipas tij, “jashtëzakonisht” i shpërqendruar.
Mbrojtësi i kosovarit nga ana tjetër argumenton se klienti i tij nuk duhej të priste se do t`i dilte përpara një motoçikletë e parkuar anash. Motoçikleta ishte parkuar në rrugë pa drita dhe dukshmëria ishte e dobët.
Gjykata përfundimisht e shpalli të pandehurin fajtor. Ajo e dënoi atë me një gjobë me kusht prej 60 tarifash ditore prej 140 frangash secila dhe një gjobë prej 2,100 frangash. Gjykata po ashtu e ka mbështetur në parim një padi civile por ka hedhur poshtë kompensimin për mungesë të një shume të përcaktuar.
Gjykata supozoi se një dritë motoçiklete ishte ndezur në kohën e përplasjes, transmeton albinfo.ch. Po ashtu gjykata arriti në përfundimin: “I pandehuri duhet të kishte qenë në gjendje të ndalonte, por nuk e bëri”.
(Foto: KAPO Aargau)
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj











