Lajme
Pse ka rënie të natalitetit, cilat janë rreziqet?
Në një ndryshim të heshtur por të thellë, bota po përballet me një krizë demografike që pritet të godasë fuqishëm pas vitit 2080: popullsia globale do të fillojë të tkurret. Rënia e shkallës së lindjeve është bërë tashmë realitet në shumë vende, përfshirë Zvicrën, ku numri mesatar i fëmijëve për grua ka rënë në 1.29 në vitin 2024, shumë më poshtë nivelit të zëvendësimit prej 2.1, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportit të fundit të Institutit të Kërkimeve Bruegel, kjo tendencë nuk është thjesht çështje statistike, por paralajmëron për një krizë të shumëfishtë: nga pensionet e rrezikuara, mungesa e fuqisë punëtore dhe krizës së kujdesit, deri te rënia e ndikimit ekonomik e politik të rajoneve që po plaken.
Pse po lindim më pak?
Demografët theksojnë se dëshira për të pasur fëmijë nuk ka zhdukur, por po bëhet gjithnjë e më vështirë për t’u realizuar. Arsyet janë të shumta:
Arsimi dhe karriera: Gratë e arsimuara shpesh shtyjnë apo heqin dorë nga amësia për të ndjekur karrierën.
Kostoja e jetesës: Rritja e kostove të banimit, shërbimeve për fëmijët dhe pasiguria ekonomike pengojnë çiftet.
Kultura dhe rolet gjinore: Modelet e reja sociale dhe ndikimi i figurave publike që zgjedhin të mos kenë fëmijë po ndikojnë perceptimin mbi familjen.
Rënia e ndikimit fetar: Me rritjen e urbanizimit dhe aksesit në kontracepsion, normat tradicionale familjare janë në tkurrje, transmeton albinfo.ch.
Rreziqet për të ardhmen
Këto ndryshime demografike sjellin sfida të mëdha:
Sistemet e pensioneve në kolaps: Më pak punëtorë po mbështesin më shumë pensionistë. Nëse nuk ndërhyhet, ose do të ulen pensionet, ose do të shtyhet mosha e daljes në pension.
Krizë në shëndetësi dhe përkujdesje: Deri në vitin 2030 do të nevojiten mbi 18 milionë infermierë në nivel botëror, ndërsa numri i të moshuarve po rritet ndjeshëm.
Mungesë e fuqisë punëtore: Bizneset po përballen me vështirësi në gjetjen e talenteve, sidomos në sektorë si teknologjia, arsimi dhe shërbimet sociale.
Rënie gjeopolitike: Ndërsa Evropa dhe Azia Lindore po plaken, Afrika, me moshën mesatare 19 vjeç, po ngjitet si fuqi e re ekonomike dhe politike.
A mjafton migrimi?
Sipas raportit të Bruegel, migrimi ndihmon për të zbutur efektet e plakjes, por nuk është një zgjidhje e qëndrueshme afatgjatë. Shpesh përqendrohet në qytete të mëdha dhe vështirëson integrimin për shkak të barrierave gjuhësore dhe sociale, transmeton albinfo.ch.
Si po reagojnë vendet?
Zvicra ofron subvencione të pjesshme për kujdesin ndaj fëmijëve dhe leje lindjeje të kufizuar, por kostot mbeten të larta dhe ndikimi i politikave është i kufizuar.
Gjermania mbështetet në politika familjare dhe migrim, por shkalla e lindjeve mbetet nën nivelin e zëvendësimit.
Franca ka një sistem të mirëkoordinuar për mbështetjen e familjes dhe ka një nga shkallët më të larta të lindjeve në Evropë.
Vendet afrikane po përballen me rritje të shpejtë të popullsisë dhe kanë filluar të investojnë në planifikim familjar dhe edukim për vajzat, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
EES dhe ETA: Çfarë të prisni kur udhëtoni për në dhe nga Zvicra këtë Krishtlindje Krishtlindjet janë gjithmonë një kohë e ngarkuar për udhëtime për në dhe nga Zvicra, por këtë... -
Më pak banorë zviceranë ndërruan shtëpinë në vitin 2024 -
Ku në Zvicër është sot festë dhe pse? -
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone?











