Futboll
Riola Xhemaili beson në rikthimin e Zvicrës
“Ne kemi dëshmuar se mund t’ia dalim. 100 për qind mund të arrijmë fitore ndaj Islandës”, ka thënë 22-vjeçarja
Zvicra e nisi me humbje, Evropianin, që po organizohet pikërisht në vendin e saj.
Futbollistja shqiptare, Riola Xhemaili startoi te Zvicra në sulm dhe luajti deri në minutën e 63-të. Ajo u vlerësua me notën 4, nga 6 sa është maksimalja. Paraqitja e saj ishte solide.
“Zhagitja e lojës nga norvegjezet ishte pak e mërzitshme”, ka thënë Riola Xhemaili për “20 Minuten”, transmeton albinfo.ch.
“Ishin shpesh të shtrira. Ne duam të luajmë lojë atraktive dhe jo të jemi të shtrira në fushë çdo dy minuta. Por në rregull, nuk ka shumë për të bërë për këtë”, shtoi tutje ajo.
Ndeshja e ardhshme do të jetë ndaj Islandës.
“Ne kemi dëshmuar se mund t’ia dalim. 100 për qind mund të arrijmë fitore ndaj Islandës”, ka thënë 22-vjeçarja.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












