Lajme
Itali: 20 vjeçari shqiptar plagoset rëndë me thikë
20-vjeçar me origjinë shqiptare është goditur me thikë në gjoks dhe në bark.
Bëhet e ditur se në qytetin e Rovigos ka ndodhur një sherr mes dy të rinjve, përleshje me thika në rrugën pranë qendrës së qytetit, përcjell albinfo.ch.
Raportohet se një 20-vjeçar me origjinë shqiptare është goditur me thikë në gjoks dhe në bark.
I riu ndodhet aktualisht në spitalin e Rovigos nën kujdes mjekësor, në gjendje të qëndrueshme, megjithëse plagët janë në zona të ndjeshme të trupit, prandaj dhe mjekët kanë vendosur një prognozë të rezervuar.
Skena në vendngjarje ishte tronditëse, gjak i derdhur në sasi të madhe mbi asfalt. Sipas të dhënave të para, konflikti kishte nisur si një takim për “sqarim” midis dy të rinjve, një shqiptar dhe një rumun, të dy rreth të njëjtës moshë, por ka përfunduar me një akt dhune të rëndë.
Dyshohet se ishte i riu me origjinë rumune ai që qëlloi me thikë bashkëmoshatarin shqiptar.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












