Futboll
Fitimet marramendëse në Botërorin e Klubeve
Chelsea si fitues i trofeut, mori rreth 115 milionë dollarë në arkën e klubit
Botërori i Klubeve në Amerikë ka mbushur arkat e klubeve me para.
Për herë të parë morën pjesë 32 skuadra në turneun njëmujor që u zhvillua në SHBA, ndërsa trofeun e dorëzoi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, transmeton albinfo.ch.
Chelsea, si fitues i trofeut, mori rreth 115 milionë dollarë në arkën e klubit.
PSG po ashtu kaloi shifrën e 100 milionë dollarëve, duke fituar 107 milionë.
Podiumi u mbyll me Real Madridin, që arkëtoi 82.5 milionë dollarë. Auckland City mori shumën më të ulët, vetëm 4.6 milionë dollarë.
Shumat e përfituara:
114.6 milionë dollarë Chelsea
106.9 milionë dollarë PSG
82.5 milionë dollarë Real Madrid
60.8 milionë dollarë Fluminense
58.2 milionë dollarë Bayern Mynih
52.3 milionë dollarë Borussia Dortmund
51.7 milionë dollarë Manchester City
39.8 milionë dollarë Palmeiras
36.8 milionë dollarë Inter
34.2 milionë dollarë Al Hilal
32.2 milionë dollarë Benfica
27.7 milionë dollarë Flamengo
26.7 milionë dollarë Botafogo
26.6 milionë dollarë Juventus
24.0 milionë dollarë Porto
21.4 milionë dollarë Atletico Madrid
21.1 milionë dollarë Inter Miami
21.1 milionë dollarë Monterrey
18.2 milionë dollarë River Plate
17.2 milionë dollarë Boca Juniors
15.8 milionë dollarë Salzburg
12.6 milionë dollarë Mamelodi Sundowns
11.6 milionë dollarë Al Ahli
11.6 milionë dollarë Al Ain
11.6 milionë dollarë Espérance Tunis
10.6 milionë dollarë Los Angeles
9.6 milionë dollarë Pachuca
9.6 milionë dollarë Seattle Sounders
9.6 milionë dollarë Ulsan
4.6 milionë dollarë Auckland City
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













