Kosova
Kthimi në shtëpi
Ky numër i veçantë i magazinës albinfo.ch është një homazh për ju, për ata që, edhe pse larg, nuk e kanë harruar kurrë nga kanë ardhur
Ka diçka të papërshkrueshme në momentin kur avioni zbret nga Cyrihu në Prishtinë, në tokën që të njeh. Në atë çast, çdo lodhje udhëtimi zhduket dhe zemra rreh më fort, jo nga frika, por nga mallëngjimi. Është ndjesia që vetëm kthimi në shtëpi mund ta sjellë. Dhe për qindra mijëra mërgimtarë shqiptarë në Zvicër e më gjerë, kjo ndjesi zgjat një verë të tërë, në Kosovë.
Pavarësisht sfidave politike, komunat e Kosovës kanë përgatitur agjenda të veçanta për mërgimtarët, për ata që janë ambasadorët më të mirë të vendit tonë në botë. Ata mbajnë lart emrin e Kosovës, promovojnë kulturën tonë dhe kontribuojnë me remitanca që e fuqizojnë ekonominë. Prandaj, pritja e tyre duhet të reflektojë vlerat tona më të mira: respektin, dashurinë dhe mikpritjen tradicionale.
Ky numër i veçantë i magazinës albinfo.ch është një homazh për ju, për ata që, edhe pse larg, nuk e kanë harruar kurrë nga kanë ardhur. Ju që, përtej sfidave të përditshme të jetës në mërgim, gjeni kohë dhe energji për t’u kthyer , jo vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht në vendin që ju formoi, duke sjellë me vete edhe kursimet tuaja për ta ndihmuar atdheun.
Në këtë numër sjellim gjithashtu informacione rreth festivaleve kryesore të kësaj vere në Kosovë. Nga Sunny Hill e PriFest në Prishtinë, te DokuFest në Prizren , këto ngjarje kulturore po bëhen pjesë e përvitshme e kalendarit veror. Prania e yjeve shqiptare të botës, si këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa, e bën këtë verë edhe më të veçantë.
Kthimi nuk është vetëm vizitë. Është rigjetje. Është mbushje me ajrin e fshatit tënd, me zhurmën e rrugëve të qytetit, me përqafimet e familjarëve dhe shoqërinë që nuk plaket kurrë. Është rrënjë që thellohet e nuk thahet. Është gjithashtu një moment reflektimi: Si po ndryshon Kosova? Çfarë mund të japim më shumë? Si mund të bëhemi pjesë e zhvillimit të saj?
Në këtë edicion, do të gjeni informacione rreth aktiviteteve të organizuara nga komunat për mërgimtarët, si dhe ide për mënyrat se si mund ta shfrytëzoni më së miri kohën tuaj gjatë pushimeve verore në Kosovë. Qëllimi ynë është t’ju frymëzojmë dhe t’ju ftojmë të zbuloni bukuritë, potencialin dhe energjinë e qyteteve tona.
Kjo verë, edhe pse e shkurtër, është një kapitull i vlefshëm për të shkruar bashkërisht të ardhmen.
Faleminderit që po ktheheni. Faleminderit që nuk e harroni.
Në përmbyllje, pritja e diasporës nuk është thjesht një detyrë, është edhe një mundësi për të forcuar lidhjet tona kombëtare dhe për të ndërtuar së bashku një Kosovë që di ta vlerësojë çdo qytetar të saj, kudo që ndodhet.
Mirë se vini në shtëpi!
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria










