Lajme
Schaffhausen pezullon programin e mamografisë, goditje për parandalimin e kancerit të gjirit
Plani i kantonit Schaffhausen për të nisur skriningun e mamografisë është pezulluar për momentin. Sipas mjekut kantonal Christoph Anders, arsyeja kryesore lidhet me ndryshimet e reja në strukturat e tarifave që hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm.
Çfarë ishte planifikuar?
Vitin e kaluar, autoritetet vendosën që gratë mbi 50 vjeç të kryenin çdo dy vite ekzaminime mamografie për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Programi duhej të fillonte në tremujorin e katërt të vitit 2025, transmeton albinfo.ch.
Por tani planet janë ndalur. Anders thekson se me sistemin e ri të tarifave, kompanitë e sigurimeve shëndetësore do të mbulojnë 60 për qind më pak të kostove, duke e bërë të pamundur ekonomikisht realizimin e programit. Aktualisht sigurimet mbulojnë rreth 170 franga për një mamografi. Me uljen e mbulimit, kantoni rrezikon një humbje prej rreth 250.000 franga në vit për këtë program skriningu.
Zëvendëspresidentja e Ligës kundër Kancerit në Schaffhausen, njëkohësisht drejtoreshë e Klinikës së Grave, Katrin Breitling, e quajti këtë vendim një “pengesë të madhe për parandalimin e kancerit të gjirit”. Sipas saj, sigurimet janë të vetëdijshme për përfitimet e programeve të tilla, ndërkohë që trajtimi afatgjatë i kancerit të gjirit ka kosto shumë më të larta sesa financimi i ekzaminimeve parandaluese.
Situata në kantone të tjera
Luzerni dhe Aargau vazhdojnë përgatitjet për programet e tyre. Luzerni ka planifikuar fillimin në verën e vitit 2026 dhe ende nuk ka ndryshuar qëndrim.
Aargau pranon që ndryshimi i tarifave do të sjellë sfida shtesë, por nuk do të ndikojë në nisjen e programit.
Glarusi po e rishqyrton situatën dhe ka lënë të hapur edhe mundësinë e tërheqjes nga programi, me një vendim që pritet pas pushimeve të verës.
Çfarë pritet më tej?
Schaffhausen do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet në nivel federal dhe do të analizojë variante të tjera financimi. Megjithatë, synimi afatgjatë i kantonit mbetet krijimi i një programi skriningu për parandalimin e kancerit të gjirit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













