Shqipëria
Vazhdon rritja e fluturimeve në Shqipëri, rekord edhe në Evropë
Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Statistikave, për muajin qershor të vitit 2025 Shqipëria ka arritur një rezultat shumë pozitiv
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e pushuesve të huaj, veçanërisht pas periudhës së pandemisë.
Turizmi duket se është një ndër sektorët me rritjen më të shpejtë në vend.
Një ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë zhvillim është vendosja e linjave ajrore “low-cost”, ashtu si në shumë vende të tjera të Evropës, çka ka sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të fluturimeve komerciale, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Statistikave, për muajin qershor të vitit 2025 Shqipëria ka arritur një rezultat shumë pozitiv.
Krahasuar me të njëjtin muaj para fillimit të pandemisë, numri i fluturimeve është rritur me plot 166.4% duke kryesuar Evropën dhe rajonin. Kjo rritje e ndjeshme e trafikut ajror tregon jo vetëm rritjen e interesit për Shqipërinë si destinacion turistik, por edhe përmirësimin e infrastrukturës dhe ofertës turistike të vendit. Vetëm gjatë muajit qershor, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka mirëpritur rreth 1.15 milionë pasagjerë. Gjatë këtij muaji janë kryer 6,830 fluturime, që kanë lidhur Tiranën me 103 destinacione në 31 shtete, përmes 27 linjave ajrore që operojnë në këtë aeroport.
Po si paraqitet situata në rajon? Pas Shqipërisë, vendi me rritjen më të lartë të fluturimeve komerciale është Bosnja dhe Hercegovina, me një rritje prej 64.7%. Edhe Serbia ka shënuar një trend pozitiv, me një rritje prej 41.4%. Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje më të moderuar prej 21.8%, ndërsa Mali i Zi është i vetmi vend i rajonit që ka regjistruar një rënie në këtë drejtim, me -3.3%.
Çfarë ndodh në pjesën tjetër të Evropës? Në rang evropian, Shqipëria është vendi me rritjen më të madhe të numrit të fluturimeve, e ndjekur nga Islanda, me një rritje prej 106.9%. Më pas renditen Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Polonia.
Megjithatë, jo të gjitha shtetet kanë ruajtur një bilanc pozitiv. Sipas të dhënave, Letonia ka shënuar rënien më të madhe të fluturimeve komerciale, me -30.7%. Situata paraqitet gjithashtu negative për Suedinë (-23.6%), Finlandën (-22.3%) dhe Slloveninë (-21.7%).
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës











