Kosova
Kosovë: Rritet importi, bie eksporti
Ekonomia e Kosovës po përballet me një disbalancë të theksuar tregtare, pasi të dhënat e fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë rritje të ndjeshme të importeve dhe rënie të eksporteve gjatë muajve të parë të këtij viti, shkruan REL, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportit të ASK-së, vetëm gjatë muajit qershor 2025, eksportet e mallrave nga Kosova arritën vlerën prej 80.4 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 9.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por, importet u rritën me ritëm më të shpejtë, duke kapur shifrën e 578.7 milionë eurove, apo 16 për qind më shumë se në qershorin e kaluar.
Si pasojë, deficiti tregtar i vendit për këtë muaj arriti në 498.3 milionë euro, ndërsa eksportet mbuluan vetëm 13.9 për qind të importeve, një tregues i dobët për fuqinë prodhuese dhe konkurruese të ekonomisë vendore.
ASK njofton se pjesa më e madhe e eksporteve të Kosovës përbëhet nga: metalet bazë dhe produktet metalike (26.1%), plastika dhe goma (15.1%), artikujt e përpunuar (10.8%), ushqimet e përgatitura dhe pijet (10.6%), tekstili dhe veshjet (6.2%), trabsmeton albinfo.ch.
Ndërkaq, importet dominohen nga produktet minerale, mjetet e transportit, pajisjet elektrike dhe makineritë, të cilat përbëjnë mbi gjysmën e mallrave të importuara.
Në aspektin gjeografik, 45.9 për qind e eksporteve shkuan drejt vendeve të CEFTA-s, kryesisht Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa 43.1 për qind e importeve erdhën nga vendet e Bashkimit Evropian, me Gjermaninë dhe Italinë si partnerë kryesorë. Kosova importon gjithashtu sasi të mëdha nga Turqia dhe Kina.
Deficiti tregtar është thelluar ndjeshëm edhe gjatë muajve të kaluar. Në maj 2025, ai ishte 523.4 milionë euro, ndërsa në shkurt u raportua në 451.4 milionë euro. Eksportet në këto muaj ishin dukshëm më të ulëta se importet, duke treguar për një strukturë të paqëndrueshme të bilancit tregtar.
Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se një deficit i tillë kronik përbën sfidë serioze për zhvillimin afatgjatë të vendit. Sipas tyre, Kosova ka nevojë urgjente për politika të qëndrueshme ekonomike që do të mbështesin prodhimin vendor, rritjen e eksportit dhe diversifikimin e tregjeve, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 Në numrin solemn të magazinës albinfo.ch "parakalojnë" laureatët shqiptarë të vitit në Zvicër në fusha si:... -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit -
LDK mban takim me mërgatën në Austri -
Shqiptarja debuton në ekranin e madh me filmin britanik kriminal “A Gangster’s Life”
Jeta në Zvicër
-
Azili dhe kujdesi shëndetësor: Kërkohet masa më të rrepta për të parandaluar abuzimin Sipas senatores Petra Gössi, është e patolerueshme që sistemet e azilit dhe të kujdesit shëndetësor janë... -
Rekord i të hyrave nga turizmi në Shqipëri -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Fjalët më të përfolura në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Deputetët miratojnë tituj të rinj profesionalë për arsimin e lartë profesional











