Lajme
Paralajmëron shefi i OpenAI: Bisedat me ChatGPT mund të përdoren si prova ligjore
Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, ka ngritur alarmin për përdorimin e pakontrolluar të ChatGPT, veçanërisht nga të rinjtë që i drejtohen këtij mjeti për këshilla personale apo emocionale.
Altman theksoi se bisedat me Inteligjencën Artificiale nuk gëzojnë mbrojtje ligjore si marrëdhëniet mes pacientit dhe psikologut apo klientit dhe avokatit. Kjo nënkupton se informacionet e ndara me ChatGPT mund të shfrytëzohen si dëshmi në procese gjyqësore.
Sipas tij, shumë përdorues zbulojnë informacione tepër personale gjatë komunikimit me AI-në, gjë që mund të sjellë pasoja serioze në kontekste ligjore. Altman shprehu nevojën për një standard më të lartë privatësie, të ngjashëm me atë që ofrohet nga profesionistët e shëndetit mendor, përcjell albinfo.ch.
Në një tjetër deklaratë, ai shprehu shqetësimin për varësinë në rritje që po krijohet ndaj ChatGPT, sidomos tek të rinjtë që e shohin si burimin përfundimtar të çdo vendimi.
Altman bëri të ditur se OpenAI është duke punuar për të adresuar këtë fenomen, duke synuar të balancojë fuqinë e teknologjisë me mbrojtjen e përdoruesve.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten











