Lajme
Kapet sasi rekord droge në Aeroportin e Gjenevës
Dy turistë që udhëtonin nga Tajlanda janë ndaluar në Aeroportin e Gjenevës, pasi u përpoqën të kontrabandojnë mbi 100 kilogramë marijuanë të papërpunuar në bagazhet e tyre, kanë njoftuar autoritetet zvicerane, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare (FOCBS) ka publikuar pamje nga momenti i ndalimit, duke konfirmuar se droga u zbulua përmes një kontrolli me rreze X. Incidenti ka ndodhur të mërkurën e kaluar, raporton televizioni publik RSI.
I pari që u ndalua ishte një shtetas spanjoll 31-vjeçar. Oficerët doganorë zbuluan 53 kilogramë marihuanë të paketuar në vakum në dy valixhet e tij. Vetëm pak më vonë, një tjetër pasagjer një francez 59-vjeçar, që udhëtonte me të njëjtin fluturim u arrestua me dy valixhe që përmbanin gjithashtu 53 kilogramë marijuanë.
Në total, autoritetet kapën 106 kilogramë marihuanë, që përbën një nga sekuestrimet më të mëdha të këtij lloji në Aeroportin e Gjenevës.
Droga është konfiskuar, ndërsa dy të dyshuarit janë vënë në pranga nga Policia Kantonale e Gjenevës, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor Çfarë po ndodh me supermarketin me zbritje Aldi në Zvicër? Adhuruesit e rrjetit janë të shqetësuar... -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana












