Lajme
Festa shqiptare ngjall gjallëri në zemër të Gjenevës
Një mbrëmje e mbushur me emocione, ritme e krenari kulturore shqiptare u zhvillua në selinë e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), në kuadër të Asamblesë së 66-të të Përgjithshme të kësaj organizate, transmeton albinfo.ch.
Shqipëria u prezantua me një ekspozitë zyrtare dhe një program të pasur artistik, duke sjellë frymën dhe trashëgiminë e saj të veçantë kulturore përballë një audience ndërkombëtare.
Në qendër të kësaj mbrëmjeje qëndroi Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili mahniti të pranishmit me një performancë autentike të muzikës dhe valleve tradicionale shqiptare.
Ritmet e gjalla dhe kostumet shumëngjyrëshe krijuan një atmosferë festive, duke promovuar jo vetëm artin shqiptar, por edhe vlerat që e bëjnë këtë kulturë unike në Ballkan dhe më gjerë. Aktiviteti u mirëprit nga përfaqësues të shteteve anëtare të WIPO-s, diplomatë, personalitete ndërkombëtare dhe dashamirës të kulturës.
Ky prezantim ishte një dëshmi e fuqishme se kultura dhe identiteti kombëtar shqiptar mbeten burim krenarie dhe frymëzimi, kudo në botë.



E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë Tirana është renditur në qytetin e dytë më të shtrenjtë në Evropë, teksa një familje, me... -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë













